LAJMI I FUNDIT:

Tani mund të flisni me ChatGPT-në ndërsa përdorni aplikacione të tjera

Tani mund të flisni me ChatGPT-në ndërsa përdorni aplikacione të tjera

Më shumë se një vit më parë, OpenAl prezantoi chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al), ChatGPT, për iPhone, dhe që nga ajo kohë vazhdimisht nxjerr përditësime për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.

Përditësimi më i fundit ju lejon ta përdorni ChatGPT-në teksa përdorni aplikacione të tjera.

ChatGPT tani ju lejon të flisni me të duke vepruar kështu si asistent dixhital në telefonin tuaj, ndërsa jeni duke përdorur të tjera aplikacione, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.


Kjo veçori e re është e çaktivizuar, kështu që duhet ta aktivizoni manualisht.

Së pari, duhet të siguroheni që chatbot-i juaj të jetë i përditësuar në versionin më të fundit. Pastaj klikoni në Settings të ChatGPT-së dhe më poshtë do të gjeni opsionin Background Conversations të cilin duhet ta aktivizoni.

Pas këtyre hapave, mund të filloni një bisedë me zë me chatbot-in, të largoheni nga ai dhe të vazhdoni të flisni.

Kjo e bën atë të funksionojë si një asistent i ngjashëm me Siri-n.

Ndryshe, Apple së shpejti pritet të njoftojë një partneritet zyrtar me OpenAl për të integruar ChatGPT në iOS 18 dhe ndoshta prezantimin e një Siri të ri. /Telegrafi/