LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 6° rain

“Asnjë luftë nuk mund ta zhdukë atë”, në Prishtinë po mbahet Panairi i Librit

“Asnjë luftë nuk mund ta zhdukë atë”, në Prishtinë po mbahet Panairi i Librit

Po mbahet edicioni i 24-të i Panairit të Librit në Prishtinë nën moton “Përgjigjja është libri”.

Sipas Shoqatës së Botuesve të Kosovës (SHBK) do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, dhe do të ketë mbi 40 aktivitete, promovime e autorë të pranishëm shkruan Telegrafi.

Gjithashtu në këtë panair do të kenë mundësi të ekspozohen rreth 6 mijë tituj, ku prej tyre 2 mijë tituj janë të rinj.


Po ashtu në kuadër të këtij panairi do të shënohen edhe 100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, 100-vjetori i vdekjes së Franz Kafkas dhe disa aktivitete tjera.

Një nga vizitorët e këtij panairi, shkrimtari Shaqir Foniqi, tha se çdo gjë bazën e ka në libër dhe se asnjë luftë nuk do të mund ta zhdukte librin.

Shaqir Foniqi, shkrimtar, foto: Ridvan Slivova

“Panairi i 24 dhe unë e quaj festivali i librit, festivali i dijes çdo gjë, çdo gjë bazën e ka në libër. Keni parasysh brenda këtyre kopertinave sa mençuria është, dhe mençuria siç e dini ju është forcë, dija është forcë. Edhe nuk ka monument më të mirë që i mbijeton të gjitha kohërave.

Shtatoret nga ari një ditë mundë edhe koha t’i rrënojë, librin asnjë furtunë s’mund ta çrrënjosë nga mendja e njeriut, asnjë luftë s’mund ta zhdukë”, u shpreh ai për Telegrafin.

Ndërsa, pronarët e librarive u shprehen të pakënaqur me numrin e vizitorëve të panairit ani pse ata botojnë libra për të gjitha zhanret.

Anda Gjikolli, Libraria Dukagjini, foto: Ridvan Slivova

“Kemi lexues të moshave të ndryshme sepse Dukagjini nuk boton vetëm për një tip lexuesish, por për më shumë lexues. Njëherë nuk është keq po presim që ka me pas më shumë vizitor”, tha Anda Gjikolli nga  Dukagjini.

Për më tepër edhe Aida Baro, kryeredaktore në Pegi, shpreh shqetësimin e saj për mungesën e interesimit të lexuesve.

Aida Baro, kryeredaktore në Pegi, foto: Ridvan Slivova

“Është e njëjta formulë, nuk ka asnjë ndryshim nga vitet e tjera. Shtëpitë botuese nga Shqipëria dhe nga Kosova janë mbledhur në Pallatin e Rinisë. Me thënë të drejtën ndryshe nga vitet e tjera sivjet nuk ka shumë njerëz. Shohim një nuk e di nëse është mos interesim apo mund të jetë fakti që janë liberalizuar vizat, mund të jetë një nga faktorët që njerëzit mund të kenë ikur, por shohim që nuk ka interesimin e viteve të shkuara” tha ajo.

Ky panair sipas SHBK-së përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate, ndërkaq do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Kalo në kategori