LAJMI I FUNDIT:

A po përdor Izraeli predha ndezëse kundër civilëve në Liban?

A po përdor Izraeli predha ndezëse kundër civilëve në Liban?

Një grup global i të drejtave të njeriut pretendon se Izraeli përdori predha djegëse me fosfor të bardhë për të shënjestruar ndërtesat e banimit në të paktën pesë qytete dhe fshatra në Libanin jugor.

Human Rights Watch (HRW) ka njoftuar se nuk kishte prova të lëndimeve nga djegia nga fosfori i bardhë në Liban, por studiuesit cituan raporte për dëmtime të frymëmarrjes tek civilët.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se është një krim sipas ligjit ndërkombëtar gjuajtja e municioneve të tilla në zonat e populluara.


Izraeli pretendon se përdor fosforin e bardhë vetëm si një perde tymi, jo për të shënjestruar civilët.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë theksuar më parë se ushtria përdor vetëm armë të ligjshme dhe se fosfori i bardhë lejohet të përdoret vetëm në zonat urbane “në disa raste të jashtëzakonshme”.

Substanca kimike e nxehtë mund të ndezë ndërtesat dhe të djegë mishin e njeriut deri në kockë. Të mbijetuarit janë në rrezik të infeksionit dhe dështimit të organeve ose të frymëmarrjes, edhe nëse djegiet e tyre janë të vogla.

Raporti i HRW përfshin intervista me tetë banorë në Libanin jugor të goditur nga konflikti dhe grupi thotë se ka verifikuar dhe gjeolokuar imazhe nga gati 47 fotografi dhe video që tregojnë predha fosfori të bardhë që bien mbi ndërtesat e banimit në pesë qytete dhe fshatra kufitare libaneze.

Ministria e shëndetësisë e Libanit thotë se të paktën 173 persona kanë kërkuar kujdes mjekësor pasi janë ekspozuar ndaj fosforit të bardhë.

Studiuesit zbuluan se këto pajisje ndezëse u përdorën në zonat e banuara të Kfar Qila, Mays al-Jabal, Boustan, Markaba dhe Aita al-Shaab, qytete që kanë qenë ndër më të goditurat në tetë muaj luftime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori