LAJMI I FUNDIT:

FBK prezanton përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës për femra

FBK prezanton përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës për femra

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në një konferencë për media në një konferencë për media ka prezantuar përzgjedhësin e Kosovës A te femrat, Viktor Kovac, si dhe ka shpalosur detajet e pesë organizimeve që do t’i ketë FBK gjatë kësaj vere.

Në fillim të konferencës është shfaqur spoti i FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla, që shënon edhe fillimin e kampanjës për këtë event të rëndësishëm.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është shprehur: “Është kënaqësi e veçantë që sot jemi mbledhur këtu për të ndarë lajme të rëndësishme dhe për të prezantuar programin e aktiviteteve të Federatës së Basketbollit të Kosovës për periudhën qershor-korrik 2024. Ne kemi planifikuar një sërish ngjarjesh madhështore në bashkëpunim me FIBA-n dhe FIBA 3×3, që do të zhvillohen në Prishtinë. Ky është një hap i rëndësishëm për basketbollin tonë dhe për sportin në Kosovë në përgjithësi”, deklaroi Fetahu, duke folur për pesë ngjarjet që do t’i organizojë FBK-ja.


I pari i basketbollit të Kosovës shtoi tutje: “Fokusi i FBK-së është në avancimin e basketbollit të femrave dhe kjo dëshmohet edhe me këto gara që po i organizojmë në vendin tonë. Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, do të synojmë rezultatin sa më të mirë sportiv, derisa FBK-ja do të mundohet ta organizojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi ndër të tjera Fetahu.

Përzgjedhësi i Kosovës te Femrat, Viktor Kovac, u shpreh i nderuar që FBK i ka besuar një detyrë kaq të rëndësishme. “Jam i nderuar dhe do të mundohemi të japim më të mirën për Kosovën në një ngjarje të tillë të rëndësishme”, theksoi Kovac, i cili do të drejtojë Dardanet në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që mbahet nga 25 deri më 30 qershor në Prishtinë.

Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci, ka folur për përgatitjet e vashave dardane. “Përgatitjet e Kosovës A kanë filluar më 30 maj dhe deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Shpresoj dhe besoj se do të dalim nga grupi e të kualifikohemi në gjysmëfinale. Ndërkohë, dua të falënderoj basketbollistet e Kosovës që kanë treguar përkushtim dhe po stërviten maksimalisht për këtë Evropian”, theksoi Rraci.

Kjo është hera e tretë që Kosova do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, derisa hera e parë që organizohet në vendin tonë.

Arbnore Përquku u shpreh e lumtur që është kapitene, derisa foli edhe për atmosferën në ekip. “Jam shumë e lumtur dhe e nderuar që jam kapitene e Kosovës. Dua të theksoj se atmosfera te Kosova është shumë e mirë, derisa kemi një ekip të ri, ndoshta rreth 22 vjeç, por po japim më të mirën dhe shpresojmë në paraqitje të mira.

Basketbollistja e talentuar, Astera Tuhina nënvizoi se do të mundohen të kenë paraqitje sa më të mira. “Edhe unë kam kënaqësinë që të jem pjesë e Kosovës A. Synojmë të dalin të parat në grup dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale, por do të mundohemi të fitojmë sa më shumë ndeshje”, deklaroi Tuhina.

Në fund është nënshkruar kontrata për Kovac-in nga trajneri dhe i pari i basketbollit të Kosovës, i cili i ka dhuruar një fanellë me numrin 1.

Kosova është në Grupin A, së bashku me Gjeorgjinë, Qipron dhe Maltën, derisa në Grupin B bëjnë pjesë: Shqipëria, Norvegjia, Andorra dhe Armenia.

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori