Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
E kam një makth. Presidenti i ardhshëm i ShBA-së deklaron se vendi i tij nuk i qëndron më besnik angazhimit – sipas traktatit të NATO-s – për të dalë në mbrojtje të një vendi anëtar. Evropianët nuk po ia dalin ta krijojnë një zëvendësues të besueshëm. Të frikësuar nga kërcënimi i Rusisë revanshiste, një numër i madh e kalojnë besnikërinë e tyre kah Rusia dhe Kina. Evropa po shpërbëhet. A është e besueshme kjo? Shpresoj që jo. Megjithatë, pas makthit qëndron realiteti. Po hyjmë në një periudhë të ringjalljes së nacionalizmit, ksenofobisë dhe autoritarizmit.
Siç mund të kishte thënë Oscar Wilde, “Të zgjedhësh Donald Trumpin si president një herë, kjo mund të konsiderohet fatkeqësi; ta zgjedhësh dy herë, kjo duket pakujdesi”. Kthimi i tij do të tregonte diçka shumë më shqetësuese për gjendjen e superfuqisë së Perëndimit.
Robert Kagani i Institutit Brookings, në një podkast me mua theksoi se raporti i Trumpit me pushtetin përkon me forcat e fuqishme anti-liberale. Për demokracinë amerikane janë shqetësuese implikimet e qëndrimeve të tilla. Por, ky shqetësim nuk kufizohet vetëm në aspektin e brendshëm. “Së pari Amerika” [America First] i Trumpit, ishte slogani i përdorur nga aviatori Charles Lindbergh kur kundërshtoi mbështetjen e ShBA-së për Britaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky kundërshtim përfundoi vetëm pasi sulmi i Japonisë në Përl-Harbër, në dhjetor 1941, e detyroi ShBA-në të futej në luftë.
Lindberghu ishte izolacionist. Në masën në cilën mund të përkufizohet, Trumpi është unilateralist i papërshtatshëm. Por, në kontekstin e luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, ky mund të mos jetë dallimi thelbësor. A do të ndihmonte apo do ta shihte – sipas fjalëve famëkeqe të Neville Chamberlainit, për Çekosllovakinë në vitin 1938 – si “grindje në një vend të largët, mes njerëzve për të cilët ne nuk dimë asgjë”?
Për më shumë se një shekull, siguria evropiane varej nga prania e ShBA-së. Pas Luftës së Parë Botërore, mjerisht, Senati hodhi poshtë Lidhjen e Kombeve dhe kështu ShBA-ja u tërhoq. Kjo çoi në rishfaqjen e Gjermanisë si fuqia dominuese ushtarake në kontinent dhe kështu në Luftën e Dytë Botërore. Për fat të mirë, ShBA-ja mbeti e angazhuar në epokën e pasluftës. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, goxha shumë ka mundur të besojë se duhet të tërhiqet edhe një herë. Por, tani, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, nuk mund të jetë kështu. Kina, e cila gjithashtu nga ShBA-ja gjithnjë e më shumë shihet si kërcënim, po ofron mbështetje të fortë morale dhe praktike për Rusinë, duke përfshirë mallrat me përdorim civil dhe ushtarak për ndjekjen e luftës së saj. Përsëri, kjo e justifikon angazhimin. Çfarë do të bënte Trumpi? Kjo së shpejti mund të jetë një pyetje e rëndësishme.
Rënia e rendit të sigurisë të udhëhequr nga ShBA-ja në Evropë, do të kishte pasoja globale. Humbja e Ukrainës me siguri do të inkurajonte Kinën përballë Tajvanit. Por, përtej kësaj, dyshimet për garancitë e sigurisë në Evropë do të kishin implikime për besueshmërinë e tyre për Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë apo Zelandën e Re. Në të gjithë Azinë, vendet do të përpiqeshin të afroheshin më shumë me Kinën.
Mjerisht, edhe BE-ja është e kërcënuar nga nacionalistët, nga ksenofobët dhe nga autoritarët e brendshëm. Partitë me këto qëndrime pritet të zgjerojnë ndjeshëm praninë e tyre në zgjedhjet parlamentare evropiane. Me kalimin e kohës, më shumë prej tyre pritet të arrijnë në pushtet: Marine Le Pen mund të jetë madje presidentja e ardhshme e Francës. Perspektivat janë të zymta kur mendon për vështirësitë e krijuara vetëm nga putinizmi i Viktor Orbánit.
Nacionalizmi gjithashtu reflektohet në largimin nga tregtia liberale që ka marrë forcë në mbarë botën. Trumpi luajti rol udhëheqës në legjitimimin e proteksionizmit në kohën e tij në detyrë. Bideni e ka ndjekur këtë shembull. Ka shumë shkaqe aktuale të dyshimit për tregtinë: rritja e konkurrencës nga Kina – në prodhim; ndërprerja e zinxhirit të furnizimit pas Kovidit; konkurrenca strategjike; besimi i shtuar në politikën industriale; dhe, mohimi i vetë nocionit të multilateralizmit, veçanërisht duke përfshirë Organizatën Botërore të Tregtisë. Administrata e Bidenit ka zhvilluar një axhendë relativisht të sofistikuar rreth ideve të tregtisë së “shmangies së rrezikut” [de-risking]. Por, veprimi po bëhet më brutal. Kështu, ShBA-ja ka vendosur tarifat me 100 përqind për importet e automjeteve elektrike nga Kina, në një kombimin të moviteve të sigurisë dhe politikës industriale. Në reagimin e vet, Trumpi tha se “ata duhet ta bëjnë këtë edhe me automjetet e tjera dhe duhet ta bëjnë këtë me shumë produkte të tjera, sepse Kina tashti po përfiton nga ne”. Ka shumë të ngjarë që, në pushtet, ai do të ndërmerrte veprime agresive kundër importeve jo vetëm nga Kina, por edhe nga aleatët e vet.
Tashmë është i thellë transformimi në tregti. Gjatë gjithë periudhës së pasluftës, ShBA-ja, e ndikuar nga kujtimet e viteve 1930 dhe nga objektivat strategjike të pasluftës, promovoi multilateralizmin dhe ekonomitë liberale të tregut. Tani ekziston marrëveshja gjithnjë e më e madhe dypartiake se ky ishte një gabim i rëndë. Derisa administrata Biden dëshiron të qëndrojë relativisht afër aleatëve të vet, axhenda e saj gjithashtu është disi “Së pari Amerika”. Por, Trumpi është shumë më tepër nacionalist sesa Bideni.
Putini është armik i qartë i rendit paqësor evropian. Moment vendimtar, për mua, ka qenë vendimi i Kinës për ta mbështetur atë. Por, sa më shumë që bota perëndimore dëshiron të mbrohet në konkurrencë me Kinën, aq më shumë do t’i duhet që gjithashtu të qëndrojë e bashkuar. Nacionalizmi i Trumpit ose i imituesve të tij në Evropë, bashkëpunimin e tillë do ta bënte pothuajse të pamundur.
Edhe në epokën tonë të konkurrencës strategjike, bashkëpunimi me Kinën mbetet thelbësor, veçanërisht sa i përket klimës. Perëndimi gjithashtu duhet t’i përgjigjet më bujarisht shqetësimeve të vendeve në zhvillim dhe atyre në përparim. Por, para së gjithash, ajo duhet të mbijetojë si komunitet i demokracive liberale. Kjo është nevojë morale dhe po ashtu praktike. Nëse nacionalizmi autoritar këtë e shkatërron, Perëndimi do ta ketë humbur luftën.
Në vitin 1939, poeti WH Auden shkroi për atë që e gjykoi si “dekadë e ndytë dhe e pandershme”. Si do të duket e jona në vitin 2029? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A