LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Deri më 22 qershor do të kemi qeveri të re

Milloshoski: Deri më 22 qershor do të kemi qeveri të re

Ligji për reforma në organet e drejtorive shtetërore do të jetë i pari që do të hyjë në procedurë parlamentare.

“Do të ketë riorganizim në më shumë ministri. Disa do të kenë kompetenca të reja, të tjera do të bashkohen me agjenci, ndërsa do të formohen edhe disa ministri të reja si Ministria për sport dhe Ministria për energjetikë. Edhe po të kemi shumicë prej 2/3 si mbështetje për këtë ligji, për shkak se ka sinjale nga deputet individë që janë pjesë e partive që nuk morën shumicë në zgjedhje, se do të jenë në disponim që të japin mbështetje për një reformë të tillë të organeve në drejtorinë shtetërore”, tha Antonio Milloshoski deputet i OBRM-PDUKM-së.

Deputeti Antonio Milloshoski, nuk e sheh veten mes ministrave të ardhshëm.


“Unë si politikan, por edhe si prind, kam mjaftueshëm obligime edhe në Kuvend edhe me familjen dhe mund të t’i përgjigjem mjaftë mirë edhe përgjegjësive politike edhe atyre prindërore, më mirë do të ishte për mua dhe këtë e kemi biseduar edhe me kolegët në Komitetin ekzekutiv, që të vazhdojë të jem aktiv në Kuvend”, shtoi Milloshoski.

Pas dy ditëve presidentja Gordana Siljanovska Davkova do ta dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re, mandatar është Hristijan Mickoski.

“Më 6 qershor do t’ia japë mandatin Mickoskit si kryetar i partisë më të madhe dhe koalicionit sipas numrit të deputetëve, ndërsa ai do të ketë kohë deri më 25 qershor në mesnatë, ta propozojë përbërjen e qeverisë së re. Pritshmëritë tona janë se propozimi për qeverinë e re do të ndodh para afatit të lejuar ligjor dhe diku rreth 13-14 qershorit presim që në Kuvend të arrijë edhe propozimi për përbërjen e re të qeverisë”, potencoi deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

Pastaj Kuvendi ka afat për shqyrtimin e biografive të ministrave të propozuar, ndërsa sipas paralajmërimeve të OBRM-PDUKM-së, më së voni deri më 22 qershor do të zgjidhet qeveria e re.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori