Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur të papranueshme bisedën e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari, me kriminelin serb, Milan Radoiçiq.
Dreshaj ka thënë se çdo komunikim i Qeverisë me një person të shpallur të padëshiruar nga SHBA-të, është shkelje ligjore.
“Çdo komunikim me një njeri që ka influencë në kohën kur nuk është i përndjekur ndërkombëtarisht e ka kuptimin e vet.. çdo komunikim me të pasi SHBA-të e kanë shpallur person të padëshiruar nga ana e Qeverisë sonë është një guxim, shkelje ligjore dhe personat që e kanë bërë një dukuri të tillë duhet të mbajnë një përgjegjësi publike dhe politike. Nëse është montazh duhet dikush tjetër të japë përgjegjësi por nëse është faktike, nëse dëshmohet që është e vërtetë, në kohën aktuale… atëherë mendoj që vërtetë duhet të kërkohet një përgjegjësi legale nga ana e Mimoza Kusarit”.
“Përderisa Lista Serbe nuk është në kuvend dhe nuk merr pjesë në votim, çdo komunikim me të është i paarsyeshëm. Ndikimi i tij u pa në veri kur as në referendum, as në votim të kryetarëve, as në pjesëmarrje në Kuvend ne nuk e kemi pjesë Listën Serbe… Sot Radojçiq është person pa influencë dhe çuditërisht i kontaktuar, por unë rezervoj të drejtën e prononcimit për shkak se nuk e di kohën kur është bërë ky incizim”, ka thënë ai.
Dreshaj ka theksuar se AAK e ka shprehur qartazi qëndrimin lidhur me nevojën që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje dhe të zgjidhet një kryesi e re.
“Arsyeja sepse qeverisja aktuale ka bërë dëm vendor dhe ndërkombëtar. Rruga si duhet të shkojë në zgjedhje ka qenë e ndryshme në raport me partitë e tjera. Ne si AAK kemi menduar që kjo qeverisje për të bërat e këqija me miqtë tanë ndërkombëtarë duhet të japë llogari. Kjo qeveri është emëruar nga ana e Kuvendit dhe kjo qeverisje është dashur t’ia kthejë mandatin Kuvendit për keqqeverisje ose mosqeverisje. Aktualisht nuk kemi krizë parlamentare, kemi krizë qeveritare”, shtoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Largimi i “bluzave të bardha” nga Shqipëria nuk ndalet, 800 mjekë u larguan për 5 vite
Qëlluan me 100 plumba gjatë grabitjes, identifikohen dy të rinjtë e shpallur në kërkim
Risteski: Ngrirja e çmimeve nga qeverisja e kaluar, solli pasojat e rritjes së çmimeve kohëve të fundit
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos