LAJMI I FUNDIT:

Theu arrestin shtëpiak dhe dyshohet se sulmoi fizikisht vjehrrën, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

Theu arrestin shtëpiak dhe dyshohet se sulmoi fizikisht vjehrrën, arrestohet 47-vjeçari në Korçë
Foto ilustruese

Një 47-vjeçar nga Morava e Korçës është arrestuar nga policia pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas policisë ai ka shkuar disa herë te banesa e vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, dhe dyshohet se e ka dhunuar atë.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë; M. F., 47 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi dyshohet se ka shkuar disa herë tek banesa e vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, dhe dyshohet se e ka dhunuar atë. 47-vjeçari ka dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Plagosja e lehtë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik””, njofton policia.


Gjithashtu policia e Korçës ka arrestuar një tjetër qytetar i cili kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi u kap jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftim. /Telegrafi/