LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake “Kizilelma”

Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake “Kizilelma”

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompaninë turke që bën prodhimin e dronëve luftarak Bayraktar TB-2.

“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kurti në Facebook.

Ai thotë se aty ka parë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.


Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit.

Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen.

Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë.

Fluturakja luftarake pa pilot "Bayraktar Kızılelma" ekspozohet për herë të parë në festivalin e aviacionit dhe hapësirës në Turqi
Lexo po ashtu Fluturakja luftarake pa pilot "Bayraktar Kızılelma" ekspozohet për herë të parë në festivalin e aviacionit dhe hapësirës në Turqi

Ndryshe kryeministri Kurti po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi.

Ai është takuar edhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ku kanë diskutuar për raportet bilatarale dhe thellimin e bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Lajme
Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kalo në kategori