LAJMI I FUNDIT:

Fluturakja luftarake pa pilot “Bayraktar Kızılelma” ekspozohet për herë të parë në festivalin e aviacionit dhe hapësirës në Turqi

Fluturakja luftarake pa pilot “Bayraktar Kızılelma” ekspozohet për herë të parë në festivalin e aviacionit dhe hapësirës në Turqi

Në festivalin prestigjioz të aviacionit në Turqi është ekspozuar për herë të parë fluturakja luftarake pa pilot Bayraktar Kizilelma.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fluturaken e projektuar dhe zhvilluar nga kompania Baykar, e cila u bë e famshme globalisht për serinë e saj të suksesshme të mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.


Festivali më i madh në botë i aviacionit “Teknofest Karadeniz” po mbahet në Turqi, ndërsa gara finale ka filluar në Samsun.

Dhe vëmendjen e vizitorëve e ka rrëmbyer një produkt i ri i kompanisë Baykar Teknoloji dhe është fluturakja luftarake pa pilot Bayraktar Kizilelma, që thuhet se u prezantua për herë të parë në publik.

Siç bëhet e ditur, karakteristikat e përafërta të Bayraktar Kizilelma janë një shpejtësi maksimale prej 900 km/h dhe një rreze luftarake prej 930 km.

Kjo fluturake do të mund të qëndrojë në ajër për rreth 5 orë në një lartësi maksimale operative prej 10700 metrash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori