Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurave të cilat kanë ushtruar veprimtari të kundërligjshme mjekësore në aneksin e objektit të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, ka ngritur aktakuzë ndaj N.P. dhe E.I., për shkak të veprave penale ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, sipas KPRK-së.
Sipas aktakuzës, të pandehurat nga data e pacaktuar, në vazhdimësi e deri më 31 janar 2024, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, më saktësisht në objektin (aneksin) e bashkëngjitur me Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke u paraqitur si anëtare të një OJQ-je dhe si mjeke, kanë ofruar shërbime dhe trajtime mjekësore për qytetarët e Kosovës, pa qenë të licencuara dhe të autorizuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, e për të cilat shërbime kanë pranuar pagesa të rregullta mujore nga autoritetet e shtetit të Serbisë, në shumën deri 1,700.00 euro.
“Po ashtu, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, pas zbatimit të urdhër kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të pandehurave të lartcekura, u janë gjetur në posedim barëra e produkte mjekësore pa banderola të Republikës së Kosovës dhe pa prejardhje, duke iu shërbyer qytetarëve të Kosovës, pa ju bërë kontrolle të nevojshme nga personi apo institucioni i autorizuar, çka me këtë kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe ka propozuar që barnat dhe produktet mjekësore të konfiskohen dhe të njëjtat të asgjësohen sipas procedurës së paraparë ligjore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj