LAJMI I FUNDIT:

Habit Efi Dhedhes, flet hapur për ndërhyrjet estetike

Habit Efi Dhedhes, flet hapur për ndërhyrjet estetike

Efi Dhedhes, e njohur për karizmën dhe simpatinë që shpërndan në showbiz-in shqiptar, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e njohur “Në Kurthin e Piter Pan”.

Në një bisedë të hapur me prezantuesen Alketa Vejsiu, Efi ka ndarë me publikun qëndrimin e saj ndaj ndërhyrjeve estetike, të cilat ka pranuar hapur se i ka realizuar.

Alketa: Si një vajzë që ka pranuar ndërhyrjet estetike, çfarë mendimi ke?


Foto: Screenshot/YouTube

Ndaj kësaj pyetjeje, Efi ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të vendosur, duke shprehur qëndrimin e saj pa komplekse:

Efi: Unë mendoj se derisa i kam bërë, më pëlqejnë. Në rast se dikush ndihet keq dhe ka pasiguritë e veta, është i lirë të bëjë zgjedhjet e veta. Unë e kam pasur hundën që e vogël fiksim. Ishte diçka që prisja ta bëja dhe sot ndihem shumë mirë.”

Deklarata e Efit në emisionin e Alketës reflekton një qëndrim pozitiv dhe të hapur ndaj ndërhyrjeve estetike. /Telegrafi/