LAJMI I FUNDIT:

Vdes polici që u plagos në sulmin me thikë në Gjermani

Vdes polici që u plagos në sulmin me thikë në Gjermani

Një zyrtar policor i cili mbeti në gjendje kritike pas një sulmi masiv me thikë në qytetin gjerman të Manheim të premten ka vdekur, kanë njoftuar sot autoritetet lokale.

29-vjeçari ishte një nga gjashtë personat, përfshirë aktivistin anti-islamik Michael Stürzenberger, që u plagos nga sulmuesi, i cili u ndalua në vendngjarje.

Polici u godit disa herë me thikë në kokë. Pavarësisht se iu nënshtrua një operacioni urgjent, ai nuk i mbijetoi plagëve të marra, transmeton Telegrafi.


“Ky lajm më ka tronditur deri në palcë”, tha lideri i Baden-Württemberg, shteti në të cilin ndodhet Mannheim.

“Të gjitha mendimet tona janë me familjen, të afërmit dhe kolegët e oficerit”, shtoi Winfried Kretschmann.

Goditja me thikë tregon “rrezikun shpesh të pallogaritshëm ndaj të cilit oficerët e policisë janë të ekspozuar çdo ditë”, tha Kretschmann.

“Prandaj dëshiroj të shpreh ngushëllimin tim më të thellë për të gjithë oficerët e policisë në Baden-Württemberg. Ne jemi të gjithë të bashkuar me ju sot në pikëllim të thellë”, shtoi ai.

Më herët të dielën, rreth 800 njerëz formuan një zinxhir njerëzor në sheshin ku ndodhi sulmi. Ata synonin të dërgonin një mesazh kundër “dhunës, urrejtjes dhe agjitacionit”, thanë organizatorët.

Sulmi ndodhi në të njëjtën kohë me një tubim në shesh të organizuar nga Stürzenberger, një aktivist i ekstremit të djathtë. Një pjesë e saj u transmetua drejtpërdrejt në YouTube.

Sulmuesi i dyshuar, që besohet të jetë një afgan 25-vjeçar i cili mbërriti në Gjermani në vitin 2014, u qëllua dhe u plagos në vendngjarje. Sipas policisë, motivi i tij mbetet i paqartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori