LAJMI I FUNDIT:

Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Nën pretendimet për krime lufte, autoritetet serbe kanë ndaluar pasditen e së shtunës Tefik Mustafën. Familjarë të tij tregojnë se ai është dërguar në Beograd, derisa të shqetësuar thonë se Mustafa nuk kishte qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës. Në lidhje me rastin, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

Ishte nisur për në Slloveni, por udhëtimi i Tefik Mustafës u ndal në gjysmë pasditen e së shtunës, kur ai u ndalua në pikën kufitare në Merdar nga autoritetet serbe.

Djali i tij, Qamil Mustafa, thotë se nën pretendimet për krime lufte, babai i tij u dërgua në Beograd, njofton RTK.


Mustafa i mohoi pretendimet serbe se babai i tij ka kryer krime lufte, pasi sipas tij, i njëjti gjatë asaj kohe nuk kishte qenë në Kosovë.

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve
Lexo po ashtu ​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Rastin e kanë dënuar nga Ministria e Punëve të Jashtme nga e cila i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa për lirimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës “ka dënuar ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Njohës të sigurisë thonë se përmes veprimeve të tilla, Serbia po mundohet që ta mbajë situatën mes dy shteteve të tensionuar.

Serbia kishte ndaluar e keqtrajtuar edhe kosovarë të tjerë gjatë viteve të fundit. Nezir Mehmetaj tash e katër vjet po mbahet nëpër burgjet serbe nën pretendimet për krime lufte, ashtu sikurse edhe Hasan Dakaj e Sadik Duraku.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori