LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Diskriminimi e bullizmi janë plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen

Osmani: Diskriminimi e bullizmi janë plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar fushatës në luftën kundër diskriminimit, duke e konsideruar diskriminimin dhe bullizmin, si një plagë që dëmton të ardhmen e qytetarëve.

“Sot nisemi në një udhëtim të përbashkët, i cili kërkon përkushtim dhe solidaritet. Diskriminimi dhe bulizmi nuk janë thjesht fjalë, janë plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen e atyre që i përjetojnë. Ndaj, në këtë rrugëtim, qëndrojmë të bashkuar për t’i thënë JO diskriminimit dhe bulizmit, për të mbrojtur të drejtat e çdo individi dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja këtë qëndrim e shfaqi drejtpërdrejt në rrjetin e saj Facebook, ndërsa u plasa në tri gjuhë.


“Kjo nismë është një thirrje për veprim, një thirrje për çdo individ, shkollë, biznes dhe institucion të bashkohen me ne në këtë luftë të drejtë. Me këtë kampanjë, ne premtojmë të qëndrojmë krah për krah me çdo viktimë, të ngremë zërin për të drejtat e tyre dhe të krijojmë një ambient ku secili ndihet i pranuar dhe i respektuar”, thotë ajo.

Sipas presidentes Osmani, ne duhet të jemi modeli që duam të shohim në botë, duke treguar se respekti dhe dhembshuria janë më të fuqishme se urrejtja dhe paragjykimi “#StopDiskriminimit”, shkruan ajo.

Kujtojmë se kësaj fushate i janë bashkuar edhe përfaqësues të Bashkimit Evropianë e ata të shoqërisë civile që merren me luftën kundër diskriminimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori