LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho ka zbuluar se cili është personi më i famshëm të cilit ia ka numrin e telefonit dhe emri që ka dhënë ishte një befasi. 61-vjeçari do të rikthehet sërish në zejene e trajnerit pasi tashmë është pajtuar për një marrëveshje me gjigantin turk Fenerbahce.

Mourinho më herët kishte qenë i papunë që prej muajit janar, pasi ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit tek Roma pas dy vitesh pjesë e tyre.

Portugezi më herët ishte lidhur me një rikthim befasues në Ligën Premier tek Manchester United ndërsa pati zëra se ai kishte oferta edhe nga Superliga e Arabisë.


Sidoqoftë, ai tani do të nis një aventurë të re në Turqi, ku do të synojë të shtojë edhe më shumë trofe në koleksionin e tij.

Teksa po komentonte finalen e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit në TNT Sports, Mourinho u pyet nga Rio Ferdinand se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit.

"Më falni trajner, por mamaja ime ju adhuron prej vitesh" - Bellingham dhuron spektakël me Mourinhon dhe nënën e tij 
Lexo po ashtu "Më falni trajner, por mamaja ime ju adhuron prej vitesh" - Bellingham dhuron spektakël me Mourinhon dhe nënën e tij 

“Për momentin, është presidenti i Fenerbahces”, ishte përgjigja befasuese e Mourinhos.

Mourinho do të trashëgojë një ekip mjaft të fortë tek Fenerbahce për sezonin 2024/2025, pasi klubi dështoi që të sigurojë titullin sezonin që lamë pas.

Galatasaray u shpall kampion me 102 pikë të tubuara, ndërsa Fenerbahce u pozicionua në vendin e dytë me vetëm tri pikë më pak pra 99 sosh.

Mourinho atje do të takohet me një fytyrë të njohur, pasi pjesë e Fenerbahces është mesfushori brazilian Fred, të cilin Mourinho e kishte pasur lojtar gjatë kohës sa ishte në krye të “Djajve të Kuq”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori