LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se zjarri i shkaktuar më 29 maj në orët e para të mëngjesit është vënë qëllimshëm nga një person i maskuar.

Në një komunikatëtë të Spitalit të Pejës thuhet se “për dallim që dyshimet e para sipas ekspertizës fillestare ishte që zjarri u shkaktua nga ndonjë defekt elektrik, gjatë hetimeve dhe shikimit të kamerave të sigurisë u pa që zjarri është vënë qëllimshem nga një përson i maskuar”.

“Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.


Më tej thuhet se “në mengjesin e hershem të mërkures, rreth orës 02:20 pas mesnate, një person, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ka hyrë me forcë në dhomën ku janë pajisjet e Teknologjisë Informative dhe i ka vënë flakën kësaj dhome. Ky akt i paprecedent ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka tronditur thellë stafin dhe pacientët tanë. Megjithatë, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur humbje jetësh apo humbje të dhënash. Ky sulm na ka goditur në zemër të veprimtarisë sonë dhe na ka bërë të ndiejmë pasigurinë që kjo situatë e krijuar nga aktet kriminale ka sjellë”.

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative
Lexo po ashtu Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

“Në ambientet ku ka ndodhur sulmi gjendet edhe arkiva e spitalit me plot dokumente që nga themelimi i spitalit, dhe në këtë bllok të spitalit janë të përqendruar shumica e shtretërve të spitalit. Jemi me fat që zjarri është lokalizuar shpejt, sepse përndryshe do të kishim tragjedi, ngase sulmuesi rrezikoj jetën e qindra pacientëve dhe personelit tone”.

Gjithashtu thuhet se “Spitali i Pejës është një institucion shëndetësor që ofron shërbime për katër komuna të rajonit të Pejës. Me shumë mund dhe sakrificë, në situata të vështira, stafi ynë përpiqet të ofrojë shërbime cilësore dhe të pandërprera për pacientët tanë. Sulmi që kemi përjetuar është një goditje e rëndë për të gjithë ne, por na forcon vendosmërinë për të vazhduar misionin tonë humanitar dhe profesional. Të gjithë jemi të angazhuar për të garantuar që spitali ynë të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe efektive, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballemi”.

Menaxhmenti i Spitalit falënderon organet hetimore nga Policia e Kosovës dhe Prokurorinë për intensitetin dhe gatishmërinë e lartë në hetimin e këtij krimi monstruoz.

“Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë një mbështetje e madhe për ne në këtë moment të vështirë. Shpresojmë që kryerësi i këtij akti kriminal të dalë sa më shpejt para organeve të drejtësisë dhe të marrë ndëshkimin e merituar. Ndërkohë, do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e pacientëve tanë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori