LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndihet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale.

Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot kanë vizituar njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.

Përmes një njoftimi në Facebook Maqedonci tha se aty panë nga afër operacionalizimet e kapaciteteteve të dronëve Bayraktar TB-2.


“Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e vizituam njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës. Aty u njohëm me opercionalizimet e kapaciteteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP)”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci ka thënë se me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndihet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale.

“Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta pajisim ushtrinë tonë me sisteme armatimi moderne dhe të sofistikuara, në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës dhe për ta ruajtur paqen në vend dhe rajon”, ka vijuar Maqedonci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori