LAJMI I FUNDIT:

Ankandi i parë solar prej 100 MW, nënshkruhet kontrata – investim në vlerë mbi 70 milionë euro

Ankandi i parë solar prej 100 MW, nënshkruhet kontrata – investim në vlerë mbi 70 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratën e zhvillimit të projektit të ankandit të parë solar prej 100 MW me konsorciumin “Orllati’, të përbërë nga Orllati Groupe nga Zvicra, Holdigaz nga Zvicra, ZPV nga Gjermania dhe Jaha Solar nga Kosova.

Rizvanolli në një postim në Facebook shkruan se ky investim prej mbi 70 milionë euro, nuk do të ishte i mundur pa iniciativën e vullnetin e Avni e Destan Orllati, ndër ndërmarrësit më të suksesshëm e respektuar në Zvicër.

“Shembujt si ky demonstrojnë më së miri se sa me fat është shteti i Kosovës që ka një mërgatë të suksesshme e të fuqishme, të gatshme për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe marrëdhëniet mes vendlindjes dhe shteteve ku jetojnë.


Me një qeverisje të pastër, ambient të të bërit biznes gjithnjë më fer, e me zhvillim të shpejtë ekonomik, Kosova po bëhet vend ku mërgata ynë, por jo vetëm, po rikthen besimin për të investuar. Kosova është e tyre po aq sa e yni, dhe është koha që ata Kosovën ta shohin edhe si vend të sigurt e tërheqës për investime, me përfitime të dyanshme”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm

Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm

Meritaterm
Shtëpia juaj e ardhshme që është aq afër zemrës së qytetit sa është afër natyrës - Kompleksi Linda

Shtëpia juaj e ardhshme që është aq afër zemrës së qytetit sa është afër natyrës - Kompleksi Linda

Al Trade Center
50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!

50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!

Kosmonte Foods
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s

Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s

Ekonomi
IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO

IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO

IPKO
A do ta përcaktojnë të ardhmen e kriptovalutave zgjedhjet presidenciale amerikane?

A do ta përcaktojnë të ardhmen e kriptovalutave zgjedhjet presidenciale amerikane?

Botë
Kalo në kategori