LAJMI I FUNDIT:

Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s

Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s

Kosova ka përmbyllur me sukses negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA): Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

“Pas katër raundeve negociatash që filluan në vitin 2022, ky është një hap i madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke hapur mundësi të reja për ndërmarrjet dhe industritë e vendit”, ka njoftuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Marrëveshja përfshin si tregtinë e mallrave, ashtu edhe atë të shërbimeve, duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm nga rajoni që negocion tregtinë e shërbimeve me vendet e EFTA-s.


Ky aspekt është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh potencialin e Kosovës në ofrimin e shërbimeve profesionale.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka theksuar rëndësinë strategjike të vendeve të EFTA-s për ekonominë e Kosovës dhe potencialin që kjo marrëveshje do të sjellë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.

Negociatat u udhëhoqën nga Zef Dedaj nga pala kosovare, ndërsa delegacioni i EFTA-s drejtohej nga Karin Buechel./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Ekonomi
Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Ekonomi
Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Ekonomi

"Linjë direkte e fluturimit Prishtinë-Nju Jork”, Oda Amerikane diskuton me përfaqësuesit e kompanive ajrore amerikane

Ekonomi
Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe  shoqërore

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Ekonomi
Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Ekonomi
Kalo në kategori