Shtrenjtim për dyfish i harxhimeve mujore të një amvisërie, që vështirë po ndiqet nga rritja e pagave në vend. Këtë e tregon krahasim i rritjes së pagave mesatare dhe ecuria e shportës sindikale në një hark kohor prej katër vitesh. Të dhënat statistikore tregojnë se është rritur kostoja e jetesës në vend nga 33 mijë më muajin maj 2020 në 60.090 denarë në maj të këtij viti.
Në të njëjtën kohë është rritur paga mesatare për të punësuar nga 26.390 denarë në muajin maj 2020 në 40.496 denarë në muajin mars 2024, ndërsa paga minimale është rritur nga 14.934 në 22.500 denarë në katër vite.
Mbase është bërë zakon që më shumë llogari në vend të bëhen në euro, edhe pse në paguhemi me denarë, atëherë harxhimet mujore të përkthyera në valutën evropiane janë rritur nga 550 euro në 1000 euro, karshi rritjes së pagës mesatare nga 430 në 680 euro.
Për më tepër nëse para katër vitesh për një familje katëranëtarëshe nevojiteshin 14196 denarë apo 41 për qind e shportës sindikale sot nevojiten 22 mijë denarë. Nëse para katër vitesh për banim nevojiteshin 10.426 denarë tani kjo është dyfishuar ku për llogaritë e rrymës,ujit, telefonit nevojiten mbi 21 mijë denarë. Janë rritur edhe harxhimet e tjera si ato të transportit nga 2447 në 5000 denarë.
Ekonomistët besojnë se ne kemi hyrë në një cikël të një gare të vazhdueshme midis pagave dhe çmimeve, në të cilën pagat humbasin gjithmonë vlerën e tyre reale. Në dy vjet, inflacioni u rrit gjithsej me 25 për qind, pra në vitin 2022 ishte 14.5 për qind dhe 9.4 për qind në 2023. Kjo praktikisht do të thotë se e gjithë rritja e pagave është gërryer nga inflacioni. Me rritjen e inflacionit, shporta e konsumit u rrit me mbi 70 për qind në tre vjet, duke arritur në 549 euro në mars 2021, krahasuar me 935 euro në shkurt. Kjo rritje çmimi duket të jetë më e durueshme vetëm nga zyrtarët me paga të rritura me 78 për qind, apo me një mesatare mbi 2000 euro.
Pra nëse dy punëtorë në një familje prej katër anëtarësh marrin pagë mesatare prej 38.359 denarë, ata duhet të shpenzojnë më shumë se 74 për qind të parave për të mbuluar shpenzimet minimale të llogaritura nga LSM.
Por për rreth 80 mijë punëtorë që marrin pagë minimale prej 20.175 denarë është edhe më e vështirë, sepse njëri i punësuar me pagë mesatare dhe tjetri me pagë minimale mezi ia dalin mbanë muajit. Nga LSM thotë se një pagë dinjitoze duhet të jetë sa një shportë sindikale. Nga Sindikatat thonë se ajo që është shqetësuese është se gati 80 mijë punonjës në shtet marrin pagën minimale. Kjo praktikisht do të thotë se një e treta e qytetarëve jetojnë me rreth 600 denarë në ditë. Problemi më i madh është se 324 mijë punëtorë marrin pagë minimale dhe mesatare, gjegjësisht nga 20.175 deri në 38.843 denarë.
Nga LSM-ja kërkojnë harmonizimin e pagave të tjera me pagën minimale dhe thonë se askush nuk duhet të mbetet pa rritje të pagave, sidomos tani me rritjen e çmimeve dhe rritjen e shportës së konsumit.
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për rritjen e pagave të sektorit privat, që mbushet buxhetin e shtetit dhe nga çilat varen edhe pagat e sektorit publik. Njëherësh ne do të luftojmë që rritja e pagave të jetë në përputhje me inflacionin, dhe jo që ajo që në muajin e ardhshëm të harxhohet nga inflacioni . Pra nuk duhet të shikohet më niveli i pagës, por çfarë mund të blihet për atë pagë. andaj është e rëndësishme të ruajmë fuqinë blerëse të punëtorëve”, thotë Ivan Peshevski, nga LSM.
Nga ana tjetër në periudhën parazgjedhore janë premtuar paga më të larta, pensione më të larta për 5000 denarë për një vit, ekonomi e fortë…
Nga OBRM-PDUKM, përmes “Platformës 1198” angazhohen për transformimin ekonomik të Maqedonisë, inflacion të ulët prej 2.5 për qind , papunësi të ulët prej 7.5 për qind, rritje të ekonomisë deri në 5 për qind në vit që do të zbatohet duke mbajtur taksa të ulëta dhe përfitime tatimore për kompanitë dhe qytetarët, duke mbështetur bujqësinë, eksportet, ndërmarrjet e vogla mikro dhe të mesme, objektet e prodhimit dhe kompanitë START AP si dhe investimet kapitale. Njohësit e ekonomisë thonë se premtimet duken bukur, por pyetje është se si do të mund ato të realizohen.
“E gjithë kjo tingëllon mirë, që do të rriten pagat dhe pensionet, dhe se do të ketë rritje ekonomike. Mirëpo ajo që ne na intereson si profesionistë është se si do të bëhet, për shkak kur pyetni se si do ta bëni këtë , cili do të jetë hapi i parë , atëherë paraqiten problemet dhe shtrohet çështja se a kemi burime njerëzore, finanviare, a kemi vullnet politik dhe rregullativë juridike. Pra kjo nuk është një tregim i thjeshtë”, thotë profesori universitetit Borçe Trenovski.
Disa nga premtimet janë veçanërisht tërheqëse, por duhet të merren parasysh rritja ekonomike e vendit, pagat, inflacioni dhe tendenca të tjera, si dhe faktin që ekonomitë e vogla si kjo e jona varen në një masë të konsiderueshme nga lëvizjet globale dhe partitë politike nuk mund të garantojnë ose kontrollojnë plotësisht disa gjëra, shton ai. Ndryshe, raportet e ndryshme konfirmojnë se jo vetëm në rajon, por edhe në botë, inflacioni ka ulur vleftën e pagave si rrjedhojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë që shtrenjtoi çmimet e shumicës së prodhimeve.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), një krizë globale inflacioniste e shoqëruar me rritje të dobët ekonomike dhe një perspektivë të turbullt nga pasiguria ka çuar në një rënie të pagave reale në mbarë botën. “Krizat e shumta globale me të cilat po përballemi kanë çuar në një rënie të pagave reale. Ajo ka vënë dhjetëra miliona punëtorë në gjendje të rëndë, pasi ata përballen me pasiguri në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i ILO-s, Gilbert F. Hongbo.
Sipas tij, pabarazia në të ardhura dhe varfëria do të rritet nëse nuk ruhet fuqia blerëse e më pak të paguarve.
“Për shkak se pagamarrësit më të ulët shpenzojnë më shumë nga të ardhurat e tyre të disponueshme për mallra dhe shërbime thelbësore, të cilat përgjithësisht shohin rritje më të mëdha çmimesh sesa artikujt jo thelbësorë, ata që nuk mund ta përballojnë atë më së paku vuajnë ndikimin më të madh të kostos së jetesës nga rritja e çmimeve. Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë punëtorëve në nivelin e mesëm dhe të poshtëm të shkallës së pagave”, tha Rosalia Vázquez-Álvarez, një nga autoret e raportit.
Luftimi i rënies së pagave reale mund të ndihmojë në ruajtjen e rritjes ekonomike, e çila nga ana tjetër mund të ndihmojë në rivendosjen e niveleve të punësimit të parë para pandemisë. Kjo mund të jetë një mënyrë efektive për të reduktuar gjasat ose thellësinë e recesionit në të gjitha vendet dhe rajonet, thekson ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj