Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar Transparometrin Komunal 2023, një instrument që mat transparencën në komunat e Kosovës. Komuna e Drenasit, Ferizajt, Lipjanit e Prizrenit janë shpallur komunat më transparente për vitin 2023.
Me këtë rast, KDI ka ndarë mirënjohje për këto komuna. Ndërsa, kryetarët e këtyre komunave kanë mbajtur edhe nga një fjali rasti, duke premtuar angazhim edhe më të madh në ritjen e transparencës.
Drejtori ekzekutiv i KDI/TIK, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se transparenca është themeli i një demokracie të qëndrueshme dhe të fuqishme në nivel lokal. Sipas tij, pa një qeverisje të hapur në nivel lokal, qytetarët mbeten të painformuar dhe të pafuqishëm për të marrë pjesë aktivisht në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.
Nga ana tjetër, Selvije Kurti, menaxhere e projekteve në KDI/TIK ka paraqitur raportin në detaje, duke theksuar se sipas gjetjeve të Transparometrit Komunal për vitin 2023, transparenca komunale në përgjithësi ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me raportin e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2022. Prandaj, ajo ka vënë në pah se është e nevojshme të vazhdohet puna për rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, për të ruajtur dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e nivelit të transparencës, sidomos në ato komuna që kanë pasur performancë më të dobët sa i përket përmbushjes së standardeve të transparencës.
Sipas Transparometrit Komunal 2023, si një iniciativë tashmë tradicionale, informatat e mbledhura janë bazuar në 48 indikatorë për secilën komunë. Kuvendet Komunale kanë arritur të përmbushin indikatorët në masën prej 68.45%, ndërsa Zyrat e Kryetarëve në masën prej 64.56%. E që ende ka punë për të arritur nivelin e synuar në 100 %.
Sipas njoftimit për media nga KDI, një nga sfidat kryesore që po ballafaqohen komunat dhe që vazhdon të jetë problem shumëvjeçar është mosfunksionimi i uebfaqeve.
Ndërkohë, sipas gjetjeve të vitit 2023, komunat që kanë dalë me performancën më të mirë në përmbushjen e indikatorëve janë: Drenasi, Ferizaj, Lipjani e Prizreni me nga 94 pikë, pastaj Klina me 93, Rahoveci dhe Skenderaj me nga 92, pastaj Juniku me 91, Kamenica me 90 dhe Podujeva me 89 pikë.
“Transparenca e të gjitha 38 institucioneve lokale për vitin 2023 është vlerësuar në mënyrë retrospektive, pra matjet janë realizuar midis 25 marsit dhe 30 prillit 2024, me metodologjinë e konsoliduar të Transparency International, që i referohet matjeve në kuadër të 48 indikatorëve por dhe përvojës së saj të gjatë në monitorimin e punës së qeverisjes lokale”, thuhet në njoftim.
Pasqyrimi i rezultateve të përgjithshme në nivel komunash tregon se konkurrenca midis tyre ka nxitur sukses dhe përmirësim të dukshëm të performancës në disa komuna, ndërsa disa të tjera kanë pësuar rënie.
Transparometri Komunal 2023 është realizuar në partenritet me 12 organizata të tjera lokale dhe është mbështetur nga Olof Palme International Center. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje