LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Një person ka vdekur pasi ka rënë në një motor aeroplani në aeroportin Schiphol në Amsterdam, Holandë, një nga aeroportet më të ngarkuar në botë.

Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit ishin në bordin e aeroplanit KLM Embraer E190, kur burri ra në tehet e turbinës rrotulluese, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët përshkruan se kishin dëgjuar një “zhurmë djallëzore” ndërsa personi u “gëlltit” nga turbina e aeroplanit.


“Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, tha një pasagjer për mediat holandeze.

“Ne ishim gati të ngriheshim kur papritur gjithçka ndaloi dhe pamë automjete të urgjencës që po nxitonin drejt aeroplanit”, shtoi ai.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur dhe është e paqartë nëse burri ishte punonjës i aeroportit apo pasagjer. Ata që ishin dëshmitarë të incidentit u evakuuan.

Zyrtarët e aeroportit Schiphol konfirmuan vdekjen përmes një deklarate në X (ish-Tëitter), duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe mbështetjen për ata që ishin dëshmitarë të tragjedisë.

Fluturimi 1341 ishte caktuar të nisej nga Schiphol për në Billund, Danimarkë. Një person i brendshëm i tha gazetës holandeze AD se incidenti ishte “shumë intensiv”, duke shtuar se pasi aeroplani u shty për t’u ngritur, dikush hyri në motor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori