LAJMI I FUNDIT:

Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Të gjithë e mbajnë mend 28 majin e vitit 2017, kur Romës iu pensionua futbollisti më i madh në histori të tyre Francesco Totti.

Ikona e Romës në lamtumirën e tij në Olimpico bëri një gjest unik, duke i vendosur shiritin e kapitenit një talenti të Akademisë së Giallorosëve dhe duke thënë se fëmijët ëndërrojnë shiritin dhe fanellën me numër 10 te Roma.


“Ky shirit duhet të bartet gjithmonë nga futbollistë romakë. Për këtë arsyeje nuk dua të largohet as numri 10 pasi fëmijët ëndërrojnë që një ditë ta bartin shiritin dhe fanellën me numër 10”, deklaroi Totti.

Fëmija që mori shiritin nga Totti në atë kohë ishte një 11 vjeçar i quajtur Mattia Almaviva një nga futbollistët më të mirë në atë kohë të gjeneratave të reja.

Kur kanë kaluar shtatë vite, Almaviva tani ka bërë një hap të madh, pasi si 18-vjeçar është grumbulluar nga trajneri Daniele De Rossi në ekipin e parë të Romës për një turne në Australi.

Kjo ka bërë që shumë media në Itali dhe jo vetëm t’i japin hapësirë dhe të shkruajnë artikuj të ndryshëm për talentin.

Almaviva është kapiten i Romës U18 dhe luan si mesfushorë ofensivë ku ka shënuar shtatë gola në 21 ndeshje.

18-vjeçari pritet të debutoj me fanellën e ekipit të parë të Romës më 31 maj në ndeshjen miqësore që Roma e zhvillon ndaj Milanit në Optus Stadium në Perth të Australisë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori