LAJMI I FUNDIT:

Rritja graduale e Arbër Hoxhës – nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës – nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Në mesin e pesë lojtarëve të dalë nga futbolli i Kosovës që u ftuan nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ ishte edhe ylli i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha.

Hoxha hapat e parë të futbollit i mori tek Istogu për të kaluar pastaj tek Prishtina aty ku u aktivizua fillimisht në grupmoshat U19, për të kaluar pastaj eventualisht në huazim tek Besa e Pejës.

Me të përfunduar huazimi tek Besa, Hoxha u rikthye përsëri në Prishtinë dhe ani pse tek kryeqytetasit u kthye në lojtar formacioni dhe emri i tij dëgjohej në çdo studio televizive, Hoxha vendosi që të transferohet tek Ballkani si lojtar i lirë.


Transferimi tek Ballkani doli të ishte një hap i duhur në karrierë për 25-vjeçarin i cili falë formës fantastike që tregoi tek ekipi nga Suhareka, tërhoqi vëmendjen e klubeve jashtë vendit.

Në korrik të vitit 2021, Hoxha u largua nga Ballkani për të vazhduar karrierën në Kroaci, më saktësisht tek Lokomotiva e Zagrebit.

Aventura e tij tek Lokomotiva zgjati vetëm një vit dhe Hoxha u transferua tek klubi tjetër kroat Slaven Belupo. Me fanellën e Slaven Belupos, Hoxha luajti gjithsej 65 ndeshje, duke shënuar 12 gola dhe duke bërë shtatë asistime.

Pesë lojtarë të dalë nga futbolli i Kosovës pjesë e listës së Shqipërisë për Euro 2024
Lexo po ashtu Pesë lojtarë të dalë nga futbolli i Kosovës pjesë e listës së Shqipërisë për Euro 2024

Forma e lartë me Slaven Belupo bëri që ai të zgjonte interesimin e gjigantit Dinamo Zagreb, ekip në të cilin u transferua në janar të këtij viti për shumën e një milionë eurove.

Dy ndeshjet që mund të kenë vendosur të ardhmen e tij ishin finalja e Kupës ndaj Rijekës të cilën Dinamo Zagrebi e fitoi me rezultat 3-1 aty ku Hoxha shkëlqeu me dy asistime.

Hoxha ishte “hero” i Dinamos edhe në duelin që këta të fundit e zhvilluan pikërisht ndaj Rijekës që ishte konkurrenti kryesor i tyre për titull, në javën e 33-të të elitës së futbollit kroat, ku Hoxha shënoi golin e fitores në minutën e 88-të për t’i dhënë tri pikë të vlefshme ekipit të tij.

Foto: Arbër Hoxha vs Rijeka

Në një intervistë që Hoxha kishte dhënë për RTV Dukagjinin pasi u shpall kampion me Dinamo Zagreb, kishte folur për ftesën që ka marrë nga Shqipëria dhe raportet e tij me përzgjedhësin Sylvinho.

“Fillimisht kam qenë në listën e pritjes para ftesës zyrtare, pastaj klubi më ka informuar që ka ardhur ftesa zyrtare dhe ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme, pasi unë jam rritur me kombëtaren shqiptare, ka qenë një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë fillimisht Hoxha.

Tutje, ai kishte folur për pritjen që iu bë nga ekipi i kombëtares dhe përzgjedhësi Sylvinho, për të cilin ka thënë se e ka përkrahur që nga dita e parë.

“Ka qenë një pritje shumë e mirë dhe më ka përkrahur jashtëzakonisht që nga dita e parë që kam shkuar atje. Është një trajner që të motivon shumë dhe për këtë arsye kombëtarja gjendet në Euro”, përfundoi ai.

Hoxha në fakt në janar të vitit 2020 kishte debutuar me fanellën e përfaqësueses së Kosovës, aty ku bëri tri paraqitje me fanellën e “Dardanëve” dhe shënoi një gol, por që më pas ftesa nuk i erdhi më asnjëherë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dita kur Messi 'bekoi' Yamalin: Lamine e bën virale foton e papublikuar me Messin

Dita kur Messi 'bekoi' Yamalin: Lamine e bën virale foton e papublikuar me Messin

Ndërkombëtare
Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Përfaqësueset
Ylli i Belgjikës njofton tërheqjen nga kombëtarja pas zhgënjimit në Euro 2024

Ylli i Belgjikës njofton tërheqjen nga kombëtarja pas zhgënjimit në Euro 2024

Përfaqësueset
Arrihet

Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri

Premier League
UEFA e dënon me para dhe një ndeshje moslojë Bellinghamin, por vendimi ka një 'trik' në favor të anglezit

UEFA e dënon me para dhe një ndeshje moslojë Bellinghamin, por vendimi ka një 'trik' në favor të anglezit

Përfaqësueset
Southgate vendos për një ndryshim 'radikal' në formacion për çerekfinalen e Euro 2024, ndryshon edhe rreshtimin

Southgate vendos për një ndryshim 'radikal' në formacion për çerekfinalen e Euro 2024, ndryshon edhe rreshtimin

Përfaqësueset
Kalo në kategori