Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, zhvilluan sot një takim me anëtarët e Dhomës Ekonomike Zvicër-Kosovë.
Sipas njoftimit për media thuhet se kjo shoqatë e themeluar në vitin 2013, luan rol kyç në nxitjen e marrëdhënieve tregtare dhe investimeve ndërmjet dy vendeve tona, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për kompanitë në aktivitetet e tyre komerciale dhe duke vepruar si një katalizator për zhvillimin ekonomik.
“Gjatë takimit, u diskutua për politikat më të fundit industriale dhe tregtare, rëndësinë e diasporës së Kosovës në Zvicër, për procesin e sapo përfunduar të regjistrimit të popullsisë, dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e sistemit të arsimit dual. Ky i fundit, cilësohet nga qeveria me prioritet të lartë, si sistem kyç për ndërlidhjen e tregut me fuqinë punëtore”, thuhet në njoftim.
Aktualisht janë 12 profile të ndryshme të arsimit dual në 14 komuna përreth vendit, me pritshmërinë që në qershor të vitit të ardhshëm të dalin të parët absolventë me një çertifikatë të zyrtarizuar të përfundimit të arsimit.
Më tej, sipas njoftimit bëhet e ditur se kryeministri Kurti theksoi se Zvicra ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës më 27 shkurt 2008 dhe se ka qenë e mbetet një ndër investitorët kryesor në Kosovë, me vlerë investimesh direkte prej rreth 1.1 miliardë euro nga viti 2007 deri në fund të vitit 2023 dhe se Zvicra renditet si vendi i dytë për sa i përket eksporteve më të mëdha të Kosovës.
“Gjatë bisedës u nënvizua poashtu që deri më tani, Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar 18 marrëveshje të ratifikuara, 6 nisma për marrëveshje ndërkombëtare që mbulojnë bashkëpunimin teknik dhe financiar, aviacionin civil, lëvizjen e lirë të personave dhe mallrave, tregtinë, mbrojtjen e investimeve dhe sigurimet shoqërore”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersonalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!
Kënaqu çdo vikend në Vitaland!
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Edhe pak orë na ndajnë nga Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë: Tri ditë festë, kulturë dhe argëtim nga të gjitha trojet shqiptare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë