LAJMI I FUNDIT:

Historia e një fansi të verbër dhe djalit të tij i lë të gjithë gojëhapur: Festuan në Wembley për rikthimin e Southamptonit në Ligën Premier

Historia e një fansi të verbër dhe djalit të tij i lë të gjithë gojëhapur: Festuan në Wembley për rikthimin e Southamptonit në Ligën Premier

Futbollistët e Southamptonit mposhtën dje (26 maj) në Wembley Leeds United me rezultat 1-0 dhe kështu siguruan rikthimin në Ligën Premier përmes play-off-it dhe ishte një ditë e veçantë për dy tifozët e Saints të njohur nga jugun e Anglisë.

Steve Jarvis ka qenë një tifoz i madh i Southamptonit që në fëmijëri dhe ai shkon në ndeshje me djalin e tij Dan. Megjithatë, Dani nuk është thjesht një vëzhgues i zakonshëm i ndeshjes, por gjatë gjithë 90 minutave luan rolin e një komentuesi që i tregon të atit gjithçka që ndodh në fushë.


Arsyeja është se Steve pati një aksident të rëndë automobilistik disa vite më parë, i cili e la të verbër. Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë të ndjekë klubin e tij të dashur, kështu që ai është një vizitor i rregullt në të gjitha ndeshjet e Southampton.

Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Steve thotë se mund ta dëgjojë lojën në radio, por nuk i jep të njëjtën kënaqësi si kur është në stadium sepse më pas dëgjon dhe ndjen gjithçka që po ndodh.

“Më pëlqen atmosfera, tifozët janë të mrekullueshëm. Unë shkoj në stadium, edhe pse mund të ndjek radion, por e di që kur jam në stadium dëgjoj gjithçka që po ndodh, pothuajse po aq sa kur shikoja”, deklaroi Steve Jarvis për Sky Sports.

Djali Dan i tregon për atë që po ndodh në fushë dhe thotë se nuk përbën asnjë problem për të, por se e ka lidhur edhe më shumë me të atin.

“Patjetër që është më shumë se një lojë për ne. Na lidhi më shumë se çdo gjë. E dua çdo minutë, pa marrë parasysh çfarë”, deklaroi më i riu nga dy tifozët e Saints. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori