LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s bën thirrje për heqjen e kufizimeve të armëve në Ukrainë: Ne po ia lidhim njërën dorë forcave ukrainase

Shefi i NATO-s bën thirrje për heqjen e kufizimeve të armëve në Ukrainë: Ne po ia lidhim njërën dorë forcave ukrainase

“Duke pasur shumë kufizime ne po ia lidhim njërën dorë forcave të armatosura ukrainase”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u kërkuar shteteve të NATO-s të rishqyrtojnë kufizimet për dërgesat e armëve në Ukrainë.

“I takon aleatëve të vendosin mbi kufizimet e armëve që i dërgojnë Ukrainës. Ky nuk është një vendim i NATO-s, është vendim i marrë nga aleatë individualë”, tha Stoltenberg.


“Mesazhi im është se mendoj se ka ardhur koha të shqyrtojmë disa nga këto kufizime”, shtoi ai.

Kjo deklaratë nga shefi i NATO-s vjen pasi çështja e dërgimit të disa armëve në Ukrainë mbetet e diskutueshme, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se disa shtete po hezitojnë t’i sigurojnë Kievit armë me rreze të gjata dhe të fuqishme që mund të godasin thellë brenda Rusisë, pasi kanë frikë se ato mund të përshkallëzojnë tensionet dhe mund ta dërgojnë Evropën në një luftë më të gjerë.

Të tjerë thonë se Ukraina ka nevojë për të gjitha armatimet që mund të marrë për të shmangur një kundërshtar të madh si Rusia, duke theksuar se Moska nuk tregon kufizime kur e sulmon Ukrainën dhe objektet e saj civile.

Zelensky i Ukrainës viziton Spanjën në kërkim të më shumë armëve për të luftuar kundër Rusisë
Lexo po ashtu Zelensky i Ukrainës viziton Spanjën në kërkim të më shumë armëve për të luftuar kundër Rusisë

Stoltenberg vuri në dukje se disa shtete brenda aleancës ushtarake kanë hequr kufizimet e armëve specifike për Ukrainën, megjithëse jo të gjitha.

Ai u bëri thirrje shteteve që të rishqyrtojnë vendimin e tyre duke përmendur “natyrën e luftimeve në Kharkiv”.

“Por, përsëri këto janë vendime individuale, e jo të NATO-s”, tha sekretari.

Ndryshe, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca i kanë ofruar Ukrainës raketa me rreze të gjata veprime, megjithëse kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të raketave Tauras pavarësisht kërkesave të përsëritura nga Kievi.

Scholz pretendon se raketa e cila mund të lokalizojë dhe shkatërrojë një objektiv do të duhej të operohej nga ekipet gjermane në terren në Ukrainë, diçka që ai e konsideron si “vijë të kuqe”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Katastrofë e pazbutur' për Biden në debatin televiziv me Trump - ndërsa ai përballet me thirrjet nga demokratët për t'u larguar

'Katastrofë e pazbutur' për Biden në debatin televiziv me Trump - ndërsa ai përballet me thirrjet nga demokratët për t'u larguar

Amerika
Debati presidencial në SHBA, çfarë mendojnë votuesit e pavendosur?

Debati presidencial në SHBA, çfarë mendojnë votuesit e pavendosur?

Amerika
Biden i reagon ashpër Trumpit në debat: Ti je dështak

Biden i reagon ashpër Trumpit në debat: Ti je dështak

Amerika
Biden dhe Trump, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit, disa nga pikat kryesore në debatin presidencial në Atlanta

Biden dhe Trump, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit, disa nga pikat kryesore në debatin presidencial në Atlanta

Amerika
Momentet kyçe që shënuan debatin mes Trumpit dhe Bidenit

Momentet kyçe që shënuan debatin mes Trumpit dhe Bidenit

Amerika
Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore - ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore - ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Evropa
Kalo në kategori