LAJMI I FUNDIT:

Zelensky i Ukrainës viziton Spanjën në kërkim të më shumë armëve për të luftuar kundër Rusisë

Zelensky i Ukrainës viziton Spanjën në kërkim të më shumë armëve për të luftuar kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Madrid ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe sigurie me Spanjën, që thuhet ta ndihmojë Ukrainën të luftojë kundër forcave ruse.

Bëhet e ditur se Mbreti Felipe VI i Spanjës është takuar me Zelenskyn në aeroportin Barajas të Madridit.

Udhëheqësi ukrainas pritet të zhvillojë bisedime edhe me kryeministrin Pedro Sanchez për atë që mediat raportojnë se është një marrëveshje 1,1 miliard euroshe për ta furnizuar Ukrainën me më shumë armë.

Zelensky do të vizitonte Spanjën në fillim të muajit, por udhëtimet e tij u shtyen për shkak të ofensivës ruse në Kharkiv, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Por, sipas një vlerësimi të inteligjencës perëndimore, ofensiva ruse në Kharkiv ka rënë në intensitet.

“Fronti verior i Kharkivit ka të ngjarë të jetë stabilizuar. Përfitimet e Rusisë në këtë bosht do të jenë të kufizuara pasi do të frenohen nga rezistenca ukrainase”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

Çfarë është duke ndodhur tani në luftën në Ukrainë?
Lexo po ashtu Çfarë është duke ndodhur tani në luftën në Ukrainë?

Kjo deklaratë është në përputhje me pretendimin e presidentit ukrainas se forcat e tij e kanë siguruar “kontrollin luftarak” të zonave në Kharkiv.

Ndryshe, gazetat spanjolle kanë njoftuar se marrëveshja dypalëshe midis Ukrainës dhe Spanjës do të përfshijë edhe një tjetër grup të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në SHBA, të cilat ukrainasit i kanë kërkuar prej kohësh.

Artikuj të tjerë përfshijnë më shumë tanke Leopard dhe predha artilerie 155 mm.

Gjithashtu, Spanja do të vazhdojë trajnimin e trupave ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Evropa
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Ukraina

Ukraina "përgatit terrenin" për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Evropa
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës - aviacioni federal amerikan e padit

Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës - aviacioni federal amerikan e padit

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Evropa
Kalo në kategori