Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”.
Kryeministri Kurti ndau çmimin kryesor të PITF 2024, çmimin “Best Play” (Shfaqja më e mirë) të cilin e fitoi shfaqja “Muhammad Ali, the one and only” nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Vende si ky e festivale si ky, ngjarje të këtilla e bëjnë artin kulturë, andaj i falënderoj përzemërsisht e shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kanë punuar dhe kontribuar”, u shpreh kryeministri në skenën e Teatrit “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.
Garuesit e këtij edicioni vinin nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, derisa festivali kushtuar vlerësimit të figurës së rëndësishme të artit skenik, Burbuqe Berishës, shërben edhe si platformë për të njohur më mirë trashëgiminë kulturore të vendit tonë.
Në natën finale të PITF, përveç Kryeministrit Kurti të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Paraprakisht, në natën e fundit të Festivalit, kryeministri Kurti ndoqi shfaqjen “Bloody Moon”, nën regjinë e Ana Dordervic nga Teatri Kombëtar i Malit të Zi.
Fjala e Kryeministrit Kurti me rastin e ndarjes së çmimit:
Vende si ky e festivale si ky, ngjarje të këtilla e bëjnë artin kulturë, andaj i falënderoj përzemërsisht e shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kanë punuar dhe kontribuar.
Kanë filluar të më pyesin pse po shkoj nëpër shfaqje se me gjasë po shkoj shpesh, edhe kur po ju them po shkoj për vete, për qejf, s’po më besojnë. Kështu që në edicionin e 9-të vitin e ardhshëm mos më dërgoni fare ftesë se vij vetë. Pjesërisht, pa skenar.
Atëherë le t’i shohim nominimet për shfaqjen më të mirë… dhe fituesi për shfaqjen më të mirë në edicionin e tetë të PITF-it është “Muhammad Ali, the one and only”, Bosnje dhe Hercegovina. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi
Hyrja me pagesë në Prishtina Football Fest? Flasin qytetarët
Ish-banori i Big Brother VIP: Pas pesë vitesh do të kryejmë marrëdhënie me robotë
Dramat e fundit në jetë - Xhensila Myrtezaj 'arratiset' drejt Turqisë vetëm me fëmijët
Pamje rrëqethëse që tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve me sëmundjen e rrallë
Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika - i kërkon falje publikisht
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë