Të premten ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë.
Brenda një muaj e gjysmë pritet që autoritetet t’i publikojnë rezultatet preliminare.
Procesi është vlerësuar me rëndësi të madhe shtetërore dhe shoqërore.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se është i lumtur për përfundimin me sukses të regjistrimit të popullsisë.
Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për regjistruesit, për të cilët tha se kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e ardhshëm.
Në bazë të disa të dhënave tashmë dihet se numri i banorëve rezidentë në Kosovë pritet të jetë diku rreth 1.5 milionë banorë, apo rreth 300 mijë më pak se regjistrimi i fundit i popullsisë i vitit 2011.
Ky fakt nuk ka kaluar pa u raportuar edhe nga mediat e huaja ku jetojnë një numër i madh i qytetarëve të Kosovës.
Së fundmi media zvicerane Le Matin ka shkruar një artikull me titull “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, tregojnë rezultatet paraprake”.
Popullsia e Kosovës ka rënë nga 1.8 në 1.5 milion njerëz në më shumë se një dekadë, sipas rezultateve preliminare të regjistrimit që përfundoi të premten, njoftoi të shtunën ASK, shkruan gazeta zvicerane.
Media zvicerane thotë se pavarësisht se procesi hasi në vështirësi sidomos në zonat e banuara me serbe në pjesën veriore të Kosovës “procesi u konsiderua i suksesshëm”.
Sipas medias zvicerane tensioni është rritur kohët e fundit në vend midis dy komuniteteve, veçanërisht për shkak të zbatimit të një ligji të ri të diskutueshëm në shkurt, i cili e bëri euron mjetin e vetëm ligjor në Kosovë, duke ndaluar efektivisht dinarin serb.
Lëvizja bëri që partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, të nxiste përkrahësit e saj që ta bojkotojnë regjistrimin.
Zyrtarët e regjistrimit thanë se nuk do të ishin në gjendje të konfirmonin një bojkot të mundshëm nga serbët, popullsia e të cilëve llogaritet në rreth 100,000, derisa të përpunoheshin të gjitha të dhënat e mbledhura.
Megjithatë, ata nuk e përjashtuan këtë mundësi, sepse mbikëqyrësit serbë dhe regjistruesit përgjegjës për veriun dhanë dorëheqje një ditë pas fillimit të regjistrimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet