LAJMI I FUNDIT:

Rama mbyll takimin me shqiptarët në Milano: Kthehuni në atdhe dhe investoni kursimet

Rama mbyll takimin me shqiptarët në Milano: Kthehuni në atdhe dhe investoni kursimet

Kryeministri shqiptar Edi Rama, teksa foli në takimin me shqiptarët në Milano, u shpreh se ata vijnë sot në Shqipëri në një vend krejt ndryshe nga ai që kanë lënë kur kanë ikur vite më parë nga “sytë-këmbët”.

Sipas Ramës, koha e mirë e Shqipërisë më në fund ka ardhur dhe vetëm ne shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të saj, mund dhe do ta bëjmë këtë kohë, një kohë që do të shënjohet në historinë e kohës sonë, siç është koha e ribashkimit përfundimtar me familjen evropiane.

“Po i them atij që do të besoj te Shqipëria e sotme, Shqipëria e nesërme do t’ia kthejë shumëfish besimin. Këtu është e mundur që njerëzit të jenë njëkohësisht banorë të ishullit dhe të kontinentit dhe t’i qëndrojnë larg të këqijave që vijnë nga të dyja, duke gëzuar si njërin, si tjetrin.


Për çdo të huaj në pragun e shtëpisë së shqiptarit, ju vini sot në një Shqipëri që është shumë ndryshe nga ajo ku ikët nga “sytë-këmbët”.

Rama nga Milano: Shqiptarët e Italisë janë përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut
Lexo po ashtu Rama nga Milano: Shqiptarët e Italisë janë përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut

Mos e harroni pikërisht pse ajo është e tillë, ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, me eksperiencën, me kursimet e veta dhe që duke pasur mësuar guximin, do të fitojë për veten dhe familjen më shumë sesa ata që ngurrojnë e që mendohen e presin që ta gjejnë gati.

Ai që do të kthehet më shpejt, do të ketë më shumë vite përpara për shpirtin e ndarë në dysh, por ju nuk jeni aspak të detyruar të zgjidhni o njërën, o tjetrën, sepse sot ju keni mundësinë ti përkisni të dyjave.

Askush më mirë se ju nuk ia di fjalës punë, parasë së fituar e të kursyer me shumë sakrifica, në një vend që deri dje ishte i huaj, e sot është edhe i juaji.

Koha e mirë e Shqipërisë më në fund ka ardhur dhe vetëm ne shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të saj, mund dhe do ta bëjmë këtë kohë, një kohë që do të shënjohet në historinë e kohës sonë, siç është koha e ribashkimit përfundimtar me familjen evropiane.”, deklaroi Rama në fund të fjalës së tij, të cilën e mbylli me fjalët: “Rroftë Shqipëria, Viva l’Italia”./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori