Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi ka thënë se lufta në Ukrainë nxit reagimin edhe në anën tjetër duke thënë se Serbia si satelit i Rusisë tenton të krijojë krizë në pjesë të ndryshme të Ballkanit ku Kosova është pjesa më e ndjeshme.
“Siç e dini është intensitet i madh i SHBA-së dhe vendeve evropiane që Ukrainën ta pajisin me armë të fuqishme që të detyrojnë forcat e federatës ruse të tërhiqen nga pjesët e okupuara, kjo nxit reagim në anën tjetër, Serbia si satelit i Rusisë sigurisht që do të krijojë krizë në këtë pjesë të Ballkanit, ku Kosova është pjesa më e ndjeshme në këtë moment”, ka deklaruar Ibishi në RTV Dukagjini.
Ai thotë se Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës pasi NATO-ja është këtu.
Në lidhje me atë se Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të kësaj organizate, i cili do të mbahet në fund të kësaj jave, Ibishi thotë se rruga e Kosovës drejt kësaj organizate është e pakthyeshme dhe se Serbia do të reagojë ashpër si kundërpërgjigje.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Evropa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu mbështet armët parandaluese bërthamore të Francës, siç ka sugjeruar presidenti Emmanuel Macron, për t’iu përgjigjur atij që Scholz e quajti “imperializëm brutal” të Rusisë.
“Mirëpres faktin që presidenti francez ka theksuar se dimensionin evropian për forcat sulmuese bërthamore të Francës”, shkroi Scholz në një artikull të publikuar në The Economist më 23 maj.
“Përveç parandalimit bërthamor, ne duam të kemi edhe forca të forta konvencionale, mbrojtje ajrore dhe raketore si dhe aftësi kibernetike, hapësinore me një goditje precize”, tha Scholz.
“Evropianët munden dhe do të kontribuojnë më shumë për ndarjen e barrës transatlantike [brenda NATO-s]”, shtoi ai.
Scholz po ashtu tha se Bashkimi Evropian nuk do të ketë armët e veta bërthamore.
“Nuk ka asnjë qëllim për të vënë në dyshim parandalimin bërthamor të Francës”, tha kancelari gjerman.
Muajin e kaluar, Macron tha se armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e debatit evropian për mbrojtje.
Para kësaj, Macron bëri thirrje për mbrojtje më të fuqishme dhe më të integruar të mbrojtjes evropiane, derisa ai paraqiti vizionin e tij të një Bashkimi Evropian më të fuqishëm në skenën evropiane, duke thënë se “Evropa mund të vdesë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëYmeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?
Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë