LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja: Turistët nga Kosova “braktisin” Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Gazetarja: Turistët nga Kosova “braktisin” Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Numri i madh i turistëve është kryefjala e këtij sezoni turistik në Shqipëri. Durrësi është një ndër qytetet më të vizituara në vend.

Gazetarja Klodia Gjuzi informoi në “Good Morning Albanians” se duke u referuar rezervimeve deri tani, janë 168 hotele, 4859 dhoma dhe 70% e tyre janë të rezervuara për periudhën qershor-korrik.


Numri i madh i turistëve vjen nga shtetet e Evropës si Italia, Britania e Madhe, Franca, por po ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë të interesuar për të njohur më shumë qytetin e vjetër arkeologjik.

Gazetarja tha gjithashtu se kosovarët kanë “braktisur” Durrësin këtë verë, kjo dhe për shkak të liberalizimit të vizave.

“Në fakt, ka një ndryshim këtë sezon, kosovarët kanë “braktisur” Durrësin. Për shkak të liberalizimit të vizave, duket se kanë zgjedhur vendet e tjera të Evropës për të kaluar pushimet, dhe Durrësi tashmë është një destinacion i dytë”, tha ajo.

“Por mungesa e shkaktuar pikërisht për shkak të shqiptarëve të Kosovës, është duke u mbuluar nga gjermanët, francezët, anglezët, italianët. Tashmë polakët dhe çekët, investojnë në pasuri të paluajtshme, nuk vijnë më si turistë, por vijnë si qytetarë dhe rezidentë në Durrës. Ata që marrin pjesën më të madhe të turistëve vijnë nga Britania e Madhe, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë shtete që më herët nuk kishin pasur një traditë për të vizituar qytetin e Durrësit, por duket se e kanë shtuar në guidat e tyre turistike, duke vizituar pikat arkeologjike, por duke kaluar edhe disa ditë pushimi në bregdet”, thotë Gjuzi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Drejtësi
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Kalo në kategori