LAJMI I FUNDIT:

Publikohet ‘traileri’ i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red!” ku luan edhe Rita Ora

Publikohet ‘traileri’ i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red!” ku luan edhe Rita Ora

Rita Ora shfaqet si Mbretëresha e Zemrave në ‘trailerin’ e filmit të ri muzikor dhe fantastik “Descendants: The Rise of Red!”, i cili po vjen në Disney+ dhe Disney Channel.

Filmi është një spinoff i filmave të Disney Channel “Descendants” dhe është filmi i katërt i serisë që ndjek fëmijët e personazheve nga filmat klasikë të Disney-t.


Kylie Cantrall luan rolin e Red, vajza e Mbretëreshës së Zemrave (rol i cili luhet nga Rita Ora), ndërsa Malia Baker luan rolin e Chloe Charming, vajza e Cinderellës (rol i luajtur Brandy) dhe Princit Charming (rol i luajtur nga Paolo Montalban). Nga “Alice in Wonderland’s” dhe “Cinderella”.

Rita Ora – pjesë e filmit të ri “Descendants: The Rise of Red!” nga Disney (Foto: Rita Ora/Instagram)

“Një ish-vajzë e ligë (e njohur si VK) Uma, tani drejtoresha më e re e Auradon Prep, fton në shkollë një tjetër VK – Red, vajzën e kryengritëse të Mbretëreshës së Zemrave nga Wonderland. Pas një grushti shteti kundër Auradon nga ana e Mbretëreshës së Zemrave, Red dhe vajza e Cinderellas, Chloe udhëtojnë në kohë për të zhbërë ngjarjen traumatike që e çoi në rrugën e saj të keqësisë”, thotë përmbledhaj zyrtare e filmit.

E entuziazmuar për rolin e saj në këtë film, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ‘trailerin’ e filmit, duke shkruar: “Thuani përshëndetje Mbretëreshës së Zemrave në ‘Descendants: The Rise Of Red’ të Disneyt. Mezi prej që ju të gjithë ta shihni në Disney Plus më 12 korrik.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në kast gjenden gjithashtu China Anne McClain, Jeremy Swift, Dara Reneé, Ruby Rose Turner, Morgan Dudley, Melanie Paxson, Leonardo Nam, Joshua Colley dhe Peder Lindell.

Filmi ofron shtatë këngë origjinale të reja, së bashku me përsëritjet e “What’s My Name” nga “Descendants 2” dhe “So This is Love” nga “Cinderella”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Magazina

"Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat", Xhensila Myrtezaj ia dedikon këtë Bes Kallakut?

Magazina
Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Magazina
Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën

Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën "Distanca"

Magazina
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

Magazina
Kalo në kategori