LAJMI I FUNDIT:

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Manchester City raportohet se po monitoron ikonën e klubit dhe trajnerin aktual të Burnleyt, Vincent Kompany, si një zëvendësues i mundshëm për Pep Guardiolën në klub.

Sipas GiveMeSport, belgu është shtuar në listën e trajnerëve të Cityt që mund të marrin përsipër postin nga Guardiola pas largimit të tij eventual.


Si lojtar, Kompany bëri 360 paraqitje për Manchester Cityn midis 2008 dhe 2019, duke shënuar 20 gola dhe duke asistuar 10 herë. Ai ishte kapiten i skuadrës nga viti 2011 deri në vitin 2019, duke fituar katër tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa EFL dhe dy Superkupa të Anglisë.

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025
Lexo po ashtu Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Trajneri i Cityt, Guardiola po hyn në vitin e fundit të kontratës në Etihad Stadium. Pasi fitoi titullin e katërt radhazi me Cityn, ai tha se ishte ‘i lodhur’ dhe ishte ‘më afër largimit sesa qëndrimit’.

Kjo deklarata e ka detyruar drejtorin sportiv të Cityt, Txiki Begiristain të krijojë një listë të mundshme zëvendësuesish. Pavarësisht paaftësisë së tij për të mbajtur Burnleyn në Ligën Premier për sezonin e ardhshëm, Kompany u fut në listën e ngushtë të Sky Blues.

Nga ana tjetër, ka spekulime se Kompany mund ta zëvendësojë Thomas Tuchelin, i cili do të largohet nga gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich në fund të sezonit. Sky Germany ka pohuar se një marrëveshje verbale mes dy palëve është arritur tashmë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi

Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi

Kombëtarja e Shqipërisë
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja

Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Përfaqësueset
“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

Kombëtarja e Shqipërisë
Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Kombëtarja e Shqipërisë
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Kalo në kategori