Interi është me pronar të ri, dhe Oaktree Capital Management është pronar zyrtar i klubit italian.
Kampioni në fuqi i Italisë nuk ka arritur të paguajë borxhin tre vjeçare të dhënë nga Oaktree për kompanitë që kishin në pronësi Interin dhe data 21 maj ishte e fundit.
Kësisoj Oaktree tani është pronar zyrtar i Interit, pasi ish-presidenti Zhang nuk arriti të paguaj 395 milionë euro borxh.
Ka qenë faqja zyrtare e Interit që ka njoftuar një gjë të tillë.
“Nga dita e sotme, 22 maj 2024, fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, LP (“Oaktree”) janë pronarë të FC Internazionale Milano. Kjo vjen pas dështimit të shlyerjes së kredisë trevjeçare dhënë nga Oaktree për kompanitë në pronësi të Interit, e cila skadoi më 21 maj 2024 me një bilanc total prej rreth 395 milionë eurosh në maj 2021″.
“Interi do të regjistronte humbje financiare për vitin financiar 2020/2021, kështu që Oaktree siguroi stabilitetin financiar të klubit për të vazhduar punën, duke garantuar gjithashtu pagesën e lojtarëve dhe punonjësve në tre vitet që nga ndërhyrja urgjente e Oaktree. Falë kësaj ndërhyrjeje, Interi ka fituar Kupën e tetë dhe të nëntë të Italisë, Superkupën e gjashtë, të shtatë dhe të tetë dhe “Scudetton” e 20-të dhe yllin e dytë historik, si dhe arriti në finalen e UEFA Champions League për herë të parë që nga viti 2010”.
“Oaktree është i përkushtuar për arritjen e rezultatit më të mirë dhe për prosperitetin afatgjatë të Interit, me fokus fillestar në stabilitetin operacional dhe financiar të Klubit dhe palëve të tij të interesuara”.
“Oaktree ka respekt të madh për historinë e Interit, pasionin e lojtarëve, besnikërinë e tifozëve të Interit; ai gjithashtu ka një vlerësim të madh për rolin e rëndësishëm të Klubit ndaj qytetit të Milanos dhe komunitetit sportiv botëror”.
“Oaktree synon të punojë ngushtë me ekipin aktual drejtues të Interit, partnerët, ligën dhe organet drejtuese të sportit për të siguruar që Klubi të jetë i pozicionuar për sukses brenda dhe jashtë fushës, duke u fokusuar në menaxhimin dhe qeverisjen e fortë me një vizion të rritjes së qëndrueshme dhe të suksesshme”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Alejandro Cano, Drejtor Menaxhues dhe Bashkëdrejtues për Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree, komentoi:
“Si pronarë të rinj, ne e dimë përgjegjësinë tonë të madhe ndaj komunitetit dhe trashëgimisë historike të Interit. Ne jemi të përkushtuar ndaj suksesit afatgjatë të zikaltërve dhe besojmë se ambiciet tona për Klubin bashkohen me ato të tifozëve të tij pasionantë në Itali dhe në mbarë botën. Fokusi ynë fillestar është stabiliteti operacional dhe financiar i klubit Objektivi ynë është të vazhdojmë suksesin e arritur në fushë me një rrugë rritjeje dhe suksesi afatgjatë”.
Oaktree dhe ekipi drejtues i Interit do të jenë në kontakt me palët kryesore të interesit të klubit gjatë javëve të ardhshme për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe të qetë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve – Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Man United e ka gjetur në La Liga zëvendësuesin ideal të Andre Onanas

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit