Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
![Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/HTN-PR-74-780x439.jpg)
Kokainë, pushkë automatike, municion, bajoneta e gjësende të tjera janë konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpitë e dy personave të dyshuar në Fushë Kosovë, të cilët janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në Prishtinë, në vazhdën e luftimit të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve, sot me datën 21.05.2024 ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e koduar “Rrethi’’ ku në asistencë edhe të një njësiti të hetimeve nga stacioni policor Fushë Kosovë, rreth orës 14:30 në rrugën e “Pejës’’ në Fushë Kosovë ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.
“Personat e dyshuar E.XH., (viti i lindjes 1982) dhe A.I., (viti i lindjes 1979) janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë, me qëllim të sigurimit të provave të nevojshme, në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë, është kryer kontrolli i banesës së të dyshuarit E.XH., ku me këtë rast në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në 17 qese (16 te vogla të gatshme për shitje dhe 1 me sasi më të madhe) me peshë të përgjithshme prej 99.4 gramë; një pako në të cilën kishte një lloj përzierësi që përdoret për shtimin e sasisë së kokainës me peshë prej 63 gramë; një peshore digjitale që përdoret për matje precize në sasi të vogla dhe disa qese të zbrazura; para të gatshme në vlerë 1750 euro; tri armë automatike AK-47; gjashtë karikatorë; municion të llojeve të ndryshme në sasi prej 510 copë; dy bajoneta dhe 8 pjesë të ndryshme për armë; një palë dylbi dhe 2 këllëfë armësh dhe një telefon celular
Vlera e përafërt e narkotikëve të konfiskuar sipas çmimit të tregut llogaritet rreth 6 000 euro.
“Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari E.XH. dërgohet në mbajtje për rastet nga neni 267 dhe 366 i KPRK-së, kurse i dyshuari A.I dërgohet në mbajtje për disa urdhër arreste të mëhershme të cilat i kishte aktive”, njofton policia. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kushtetuesja rrëzon disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Gjykata-Kushtetuese-Dita-e-Gjykates-se-Hapur-Dita-e-Kushtetutes-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Kushtetuesja rrëzon disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
![Rustemi: Pretendimet e Nikollovskit janë të pavërteta dhe të pabaza, me prapavijë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/ejup-rustemi-380x233.png)
Rustemi: Pretendimet e Nikollovskit janë të pavërteta dhe të pabaza, me prapavijë politike
![Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_9-2-750x404-1-380x233.jpg)
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
![Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Foto-3-380x233.jpg)
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
![Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
![Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/arrestim-2-380x233.jpg)
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person
![Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Agim-Musliu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-380x233.jpg)
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri
![Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/selmanaj-380x233.jpg)
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre
![IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Rrufete-Vetetimat-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë