Vendimi për lejimin e zëvendësimit të patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe me ato zyrtare të Kosovës ka gjetur përgjigje pozitive nga qytetarët.
Telegrafi mëson se deri më tani, 313 aplikantë serbë kanë konvertuar patentë shoferët, ndërsa 42 prej tyre kanë aplikuar vetëm sot.
Konvertimi ka nisur me 9 maj 2024 dhe do të vazhdojë deri me 9 gusht 2024.
Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Në njoftimin e ministrisë thuhet se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente:
–Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës,
–Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,
–Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,
–Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;
“Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€)”, thuhet tutje në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se qytetarët duhet të kenë dhe dëshmi të pagesës së taksës, vlera e së cilës është 15 euro dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS.
Në njoftim thuhet se procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat 15 ditë, derisa patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm.
Çështja e institucioneve serbe në Kosovë u ngrit gjatë takimit të fundit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 25 prill.
Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kishte thënë se pala serbe ka kërkuar që të lejohet financimi i çfarëdo strukture paralele të Serbisë në Kosovë “deri në themelimin e Asociacionit (të komunave me shumicë serbe)”.
Sipas Bislimit, pala serbe nuk tregoi se cilat janë këto struktura paralele të cilat ata duan t’i financojnë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian