LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane dhe ajo britanike ‘bashkojnë forcat’ për të shpërndarë ndihma në Gazë nga baza lundruese

Ushtria amerikane dhe ajo britanike ‘bashkojnë forcat’ për të shpërndarë ndihma në Gazë nga baza lundruese

Imazhet e publikuara së fundmi tregojnë ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së duke punuar së bashku për të shpërndarë ndihma humanitare në territoret palestineze nga baza lundruese e ndërtuar së fundmi në brigjet e Gazës.

Bëhet e ditur se forcat britanike dhe amerikane po punojnë me organizatat civile, qeveritë e vendeve dhe OKB-në për të shpërndarë ndihma në enklavë.


Siç raportohet, ndihmat kanë nisur të rrjedhin përgjatë bazës pas përfundimit të saj ditën e djeshme.

Ushtria amerikane përfundon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Lexo po ashtu Ushtria amerikane përfundon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se “baza e re operacionale në brigjet e Gazës do të mundësojë që ndihma të mëdha të arrijnë te palestinezët përmes kamionëve”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të luajë një rol kyç në këtë përpjekje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, duke e mbështetur koordinimin logjistik në Qipro, duke e vendosur RFA Cardigan Bay në shërbim të personelit amerikan për ndërtimin dhe operimin e bazës, si duke siguruar ndihmë nga Mbretëria e Bashkuar”, tha Shapps.

“Ne presim që dërgesa e parë të sigurojë furnizime të mjaftueshme për të ushqyer 11 mijë njerëz për një muaj”, shtoi ai.

Ndryshe, ndihmat do të depozitohen në një strukturë të ndërtuar nga izraelitët në jugperëndim të Gazës dhe më pas do të shpërndahen nga grupe të ndryshme si organizata civile.

E për faktin që zona e re e shpërndarjes mund të jetë nën rrezik nga sulmet, Pentagoni ka njoftuar se ajo do të monitorohet nga afër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Kalo në kategori