LAJMI I FUNDIT:

NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Edhe pse Moska ka deklaruar se do të vazhdojë ofensivën e saj në Ukrainë, NATO dyshon se Rusia nuk ka burime për të bërë një përparim të madh.

Oficeri i lartë ushtarak i NATO-s ka thënë se forcat e armatosura të Rusisë janë të paafta për ndonjë përparim të madh.

“Rusët nuk kanë numrat e nevojshëm për të bërë një përparim strategjik”, tha Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, Christopher Cavoli.


“Për më tepër, ata nuk kanë aftësinë për ta bërë këtë; për të vepruar në shkallën e nevojshme për të shfrytëzuar çdo përparim në avantazhin strategjik”, shtoi gjenerali amerikan.

Bëhet e ditur se komentet e tij vijnë ndërsa forcat ukrainase përfshihen në beteja të ashpra me trupat ruse për kontrollin e Vovchansk, një qytet kyç në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Raportohet se Vovchank, i vendosur vetëm 5 kilometra nga kufiri rus, ka qenë pikë e nxehtë në luftimet e ditëve të fundit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Zelensky thotë se situata është “e vështirë”, gjatë vizitës së tij në Kharkiv
Lexo po ashtu Zelensky thotë se situata është “e vështirë”, gjatë vizitës së tij në Kharkiv

I pyetur nëse Rusia do të nis më herët ofensivën e saj të parashikuar, komandanti i lartë i NATO-s Cavoli tha: “Nuk mund të jemi kurrë të sigurt”.

Ai shtoi: “Ajo që ne nuk shohim është se një numër i madh rezervash po krijohen diku, të nevojshme për një ofensivë të tillë”.

Ndryshe, Rusia filloi një operacion në Kharkiv javën e kaluar, duke shënuar inkursionin e saj më të rëndësishëm kufitar që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022.

Lëvizja ka ngritur presion mbi forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat janë duke pritur për furnizime ushtarake nga Perëndimi.

Edhe pse ukrainasit kanë treguar rezistencë, presidenti Volodymyr Zelensky e ka pranuar se situata “është e vështirë”.

Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA ka llogaritur se ushtria e Moskës ka përparuar jo më shumë se 8 kilometra nga kufiri i përbashkët në Kharkiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Evropa
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Kalo në kategori