LAJMI I FUNDIT:

Letra e dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha “shuplakë” Qeverisë

Letra e dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha “shuplakë” Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, lidhur me reagimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për letrën dërguar Këshillit të Evropës (KiE), ka thënë se e para e vendit “ia ka dhënë shuplakë” Qeverisë së Kosovës.

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës, Vjosa Osmani, për letrën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dërguar Këshillit të Evropës (KiE), është skandaloz.

“Skandaloz për shumicën sepse reflekton njëfarë përpjekje, këndej kërkon besim nga bashkësia ndërkombëtare, këndej vjen një shuplakë nga presidentja e cila është një lloj garantuese e procesit”, ka thënë Hoxha.


Hoxha ka thënë se kjo e bën jo serioze qëndrimin e ministres, Donika Gërvalla, derisa është shprehur se kjo javë ishte “java e befasive” sa i përket zhvillimeve politike.

“Dilema e parë ishte që letra e dërguar nga zonaj Gërvalla vjen vetëm një ditë pas 17 majit, po të ishte projekt më serioz duhej të vinte disa ditë më para 17 majit në mënyrë që të trajtohet kjo objective që Qeveria e ka vendosur të jetë synimi i saj për anëtarësim në Këshill të Evropës”, ka thënë tutje Hoxha.

Hoxha ka shtuar se letra e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla është një iniciativë diplomatike që rikuperon këtë lloj “fiasko” që sipas tij, do të ndodhë nesër.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media, ka folur për letrën e drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draf-tstatut për Asociacionin.

Gërvalla, në atë letër është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

E hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me KiE, kishin kërkuar Franca, Gjermania e Italia.

Ndërsa, Presidenca e Kosovës ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar dhe konsultuar në lidhje me letër që ia kanë adresuar Këshillit të Evropës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori