Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert dhe se i njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë për media tha se pas konkretizimit të sotëm të zotimit të Kosovës presin nga Këshilli i Evropës që ta përmbushin pjesën e tyre dhe ta ftojnë Kosovën të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.
“Zotimi ynë në letër drejtuar Këshillit të Evropës është serioz dhe i sinqertë… Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushje e zotimeve tona kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbush pjesën e vetë të detyrimit dhe ta ftoj Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës si vendit të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur këto kushte. Kosova e pavarur mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ajo.
E pyetur nëse është hap i vonuar, ministrja tha se po të konsideronin se është i vonuar do ta kishin dërguar më herët.
“Dua ta ruaj procesin dhe nuk do të bisedojmë sot as rreth partnerëve që na përkrahin dhe as rreth sigurimit të përkrahjes… Ne kemi shprehur me shumë seriozitet vullnetin tonë për të kontribuar në mënyrë konstruktive… E dimë që nuk është i lehtë për Qeverinë e Kosovës ky hap…”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova