LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: LVV e gatshme për zgjedhje të parakohshme, do t’i fitojmë mbi 51 për qind

Rrustemi: LVV e gatshme për zgjedhje të parakohshme, do t’i fitojmë mbi 51 për qind

Data e zgjedhjeve të parakohshme duhet të dakordohet nga të gjitha paritë politike në vend, ka pohuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili ka theksuar se janë të gatshëm për zgjedhje kurdoherë.

Sipas tij, VV-ja në zgjedhjet e ardhshme, të rregullta apo të parakohshme, do të ketë rezultat më të lartë sesa rezultati që kishin më 14 shkurt të viti 2021.

“Nuk rrezikojmë asgjë… Ne jemi në fund të mandatit, jemi përballur dinjitetshëm me secilin sfidat që që i është paraqitur Kosovës. Ne kemi më përkushtim për të konsoliduar shtetin e Kosovës në secilin pjesë, për ta shtrirë ligjin dhe kushtetutën. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, dhe jemi të bindur se rezultati do të jetë i lartë për VV-në. Do të jetë më i lartë se i zgjedhjeve të 14 shkurtit të viti 2021”, ka thënë Rrustemi për RTV Dukagjini.


Këtë qëndrim kaq optimist për patinë e tij, Rrustemi thonë se e bazon në disa faktorë.

“Këtë e bazoj në disa faktorë; e para në matjet e vazhduara, e dyta në punën që është bërë nga Qeveria dhe e treta nga natyra e aktive që e karakterizon VV-në, si subjekt politik dhe organizatë dhe nga fakti që mërgata që do të ketë mundësinë e votimi nëpër ambasada dhe konsullata, si asnjëherë më parë dhe këtë do të ndikojnë në këtë rezultat më të lartë”, ka thënë Rrustemi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori