LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i ‘dorës së dytë’ bëhet pretendentë i fortë për të pasuar Ten Hagun te Man Utd

Trajneri i ‘dorës së dytë’ bëhet pretendentë i fortë për të pasuar Ten Hagun te Man Utd

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank thuhet se është shfaqur si një “pretendentë i fortë” për të zëvendësuar Erik ten Hag si trajner kryesor i Manchester United.

Ndërsa zyrtarët e United diskutojnë për të ardhmen e Ten Hag, drejtuesit sportiv të klubit po shikojnë opsione alternative nëse vendosin të ndajnë rrugët me menaxherin holandez këtë verë.

Sigurimi i një vendi që i dërgon në garat evropiane në renditjen e ligës duket i vështirë pas humbjes së tyre të fundit ndaj Arsenalit dhe finalja e FA Cup mund të jetë bileta e tyre për në futbollin kontinental sezonin e ardhshëm, me kusht që ata të mundin Manchester Cityn në Wembley më 25 maj.


Sipas The Telegraph, qëndrimi i Frank në Brentford ka ngjallur admirim nga vendimmarrësit në Old Trafford, për shkak të punës së tij të lavdërueshme gjatë gjashtë viteve të fundit.

Për më tepër, lidhja e tij me INEOS gjatë një bashkëpunimi të mëparshëm me Sir Dave Brailsford – drejtori i sportit në kompani – e pozicionon atë në mënyrë të favorshme në sytë e aksionarëve të rinj pakicë të Unitedit.

Stili i tij menaxherial dhe etika e tij përputhen me kornizën e re strukturore të Unitedit, me klubin që kërkon një trajner të dedikuar vetëm për menaxhimin e ekipit, ndërsa aspekte të tjera si rekrutimi mbikëqyren nga figura të reja si drejtori sportiv Dan Ashworth dhe drejtori teknik Jason Wilcox.

Frank njihet për metodat e tij shkencore të punës, të cilat varen jashtëzakonisht shumë nga të dhënat, dhe suksesi i tij në Brentford i ka dhënë atij një kontratë deri në vitin 2027. Prandaj, pavarësisht se është i paprovuar në mesin e niveleve elitare të futbollit anglez, potenciali i Frank nuk ka kaluar pa u vënë re, me United duke i dhënë përparësi një kandidati që mund të kontribuojë në procesin afatgjatë të rindërtimit të klubit mbi suksesin e menjëhershëm afatshkurtër.

Përveç Frank, disa kandidatë të tjerë janë lidhur me United duke përfshirë menaxherin aktual të Bayern Munich, Thomas Tuchel, Graham Potter, Zinedine Zidane dhe Ruben Amorim, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Sporting Lisbonën. /Telegrafi/