LAJMI I FUNDIT:

U grabitën turistët italianë, “Vlora Marina” mbulon vlerën e vjedhur

U grabitën turistët italianë, “Vlora Marina” mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2,500 euro që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më parë, duke vijuar pushimet e tyre në Shqipëri.

Dhënia e kësaj shume nga kompania ka qenë një formë mbështetje për turizmin në vend dhe imazhin e qytetit te Vlorës si dhe për t’ju treguar të gjithë turistëve dhe pushuesve të huaj se në Vlorë mund të pushojnë kudo dhe në çdo kohë.

Ndërkohë ditën e sotme është vënë në pranga edhe autori i vjedhjes. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E. M. 39 vjeç,  në momentin e ndalimit nga Policia dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje dhe mjete të cilat dyshohet se ai i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe një aparat neuroparalizues.


Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi L. M., 63 vjeç, babai i shtetasit E. M., pasi të dy së bashku, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe i kanë penguar ata në kryerjen e detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Shqiptarja.com

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori