LAJMI I FUNDIT:

Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën 53-vjeçari – ishte pjesë e një grupi motoçiklistësh që po eksploronin rivierën

Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën 53-vjeçari – ishte pjesë e një grupi motoçiklistësh që po eksploronin rivierën
Foto: Arkiv

Astrit Lamaj, 53 vjeç, ka humbur jetën ndërsa ka dalë aksidentalisht nga rruga me motoçikletë rreth 1km mbi rrethrrotullimin e fshatit Fushë-Vërri.

Ai ishte pjesë e një grupi motoristëve që kishin organizuar një udhëtim privat përgjatë rivierës.

Policia është duke e hetuar shkaqet e aksidentit ndërsa grupi i miqve të tij që ishin pjesë e udhëtimit gjithashtu po pyetet për rrethanat, raporton tch.


“Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor ‘Skërficë-Fushë Vërri’, gjatë lëvizjes së një grupi motoristësh, njëri prej moto-mjeteve që drejtohej nga shtetasi A. L., 53 vjeç, banues në Durrës, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi A. L. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se 53-vjecari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit”, njofton policia.