LAJMI I FUNDIT:

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë triumfuar 77:68 (20:29, 11:8, 22:15, 24:16), duke udhëhequr në serinë finale.

Nga minuta e parë të dy skuadrat luftuan për fitore dhe pas fillimit të barabartë, pranë rezultatit 20:20, kur mysafirët me nëntë pikë radhazi e fituan çerekun e parë 20:29, derisa në periudhën e dytë ngritën epërsinë në 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 31:35, derisa pjesa e parë përfundoi 31:37.


‘Luftë’ e madhe u zhvillua në periodën e tretë, por mitrovicasit dalëngadalë shkrijnë epërsinë dhe bën përmbysjen në 53:52, sa ishte rezultati pas 30 minutash.

Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Trepça tregoi fuqinë dhe filloi shkëputjen, duke ruajtur rezultatin për të triumfuar 77:68.

Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Trepça, derisa më i dalluari ishte Devonte Upson me 11 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli si zakonisht u dallua Alonzo Verge JR me 32 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Therandë. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori