Kosova ka inauguruar Konsullatën e Përgjithshme në Poloni, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila falënderoi Poloninë për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kosovën.
Ajo vëri në pah rolin e madh të dy figurave të rëndësishme polake, ish-kryeministrit Mazowietzky dhe Papa Gjon Palit II për përkrahjen e tyre në ditët e vështira të okupimit serb.
Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Ministrja Moscicki-Dendys përgëzoi Republikën e Kosovës për ceremoninë dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin e Polonisë për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.
Tutje, sipas njoftimit të MPJD-së, ajo tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet një gurthemel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Polonisë dhe Kosovës.
Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj të qartë perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shumë fusha e sidomos në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE, thuhet në komunikatë.
MPJD potencoi se hapja e kësaj konsullate u bë me pjesëmarrje edhe të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, nënsekretares së Shtetit të ministrisë së Jashtme të Polonisë, ministres Moscicki-Dendys si dhe Anëtarëve të Kuvendit (Sejmit) të Polonisë, ambasadorëve të akredituar në Poloni, përfshirë Nuncin Apostolik (Vatikani) shteteve të Kuintit dhe shteteve tjera nga Evropa dhe rajoni.
Në ceremoni morën pjesë edhe profesionistë, profesorë, gazetarë, udhëheqës dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-polak dhe të Kosovës në Poloni.
Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë më 8 nëntor 2022 kishte njoftuar se Qeveria e Polonisë ka lidhur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve konsullore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United