Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një lajm i rremë që pretendonte se ajo kishte vdekur ka filluar të qarkullojë në TikTok.
Me një postim të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në InstaStory, Matoshi shprehi pakënaqësinë e saj ndaj këtij dezinformimi.
“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, shkroi Matoshi, duke shprehur jo vetëm gjendjen e saj shpirtërore ndaj këtij incidenti, por edhe besimin që ka në jetën dhe forcat më të larta.
Ajo nuk përmbajti habinë e saj se si mund të shkojë dikush aq larg sa të shkruajë informatë të rrejshme të tilla, dhe madje të bëjë një gabim aq të thjeshtë si shkrimi i gabuar i emrit të saj.
“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me një dozë humori, duke iu referuar mënyrës se si ishte shkruar gabim emri i saj në postim, i shkruar “Ardiana”.
Ndërsa ajo vazhdon të jetë një figurë publike aktive dhe e dashur për shumë, incidenti i ka kujtuar të gjithëve se fama mund të vijë edhe me sfidat e saj unike në epokën digjitale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomente gati intime mes Erës dhe Noizyt në koncertin Alpha Show - reperi i vendosi dorën në bel dhe në ijë
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet
“Kadale” – Adeyemi i Loredanës flet shqip, futbollisti tregon për fjalën që di në gjuhën tonë
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse
Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog